1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ligjëruesi Egjiptian kërkon falje pas reklamës “pula do të ju ngris imanin”

Më të lexuarat

Shfaqja e ligjëruesit egjiptian Amr Halid në një reklamë për një kompani të pulave ka bërë nervoz dhe ka irrituar shumë njerëz në rrjetet sociale. Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë kritikuar shfaqjen e ligjëruesit fetar në reklamën e pulave.

Në reklamë, ai filloi duke ligjëruar për rëndësinë e adhurimit gjatë muajit të Ramazanit dhe raporti që duhet të kemi me shprehitë e ngrënies, pastaj ai i uroi mirëseardhje një gruas e quajtur Asia Osman dhe e prezantoi si “mësuese e ngrënies së shëndetshme”.

Halid e pyeti nëse mysafiri i saj zgjedh pulën e Egjiptit Alwatania, ku ajo filloi të tregojë për të mirat që ka ky lloj i pulës. Halid pastaj e përfundoi me disa këshilla shpirtërore ndaj kësaj gruas.

https://www.facebook.com/shireen3arafah1/videos/542058506195079/

Ai përmendi se agjërimi duhet të përfshijë veshët, sytë dhe çdo pjesë të trupit. Ai vazhdoi duke shtuar: “Shpirti nuk do të rregullohet derisa trupi dhe stomaku nuk do të jenë në formën e duhur, recepti i Asias do të ju sjell më afër me Zotin kur do të faleni natën dhe në Teravi.”

Video ishte ngarkuar në faqen zyrtare të kompanisë së pulave Al Wataniya, por pas kritikave të shumta ajo është fshirë nga Facebook, por e mbajtën reklamën që bëhet nga prezantuesja Asia Osman, që shfaqet së bashku me ligjëruesin fetar.

Halid doli me një video që kërkon falje për atë që ka bërë duke shpjeguar nijetin e tij. “Fjalët e mia janë kuptuar në atë mënyrë që unë po përdori fenë për të promovuar një produkt dhe kjo është e gabuar dhe e papranueshme” ka thënë ai.

“Nuk do të jap asnjë arsyetim duke thënë se kompania bënë shumë punë bamirëse ose se fjalët e mia ishin jashtë kontekstit sepse unë e marrë përgjegjësinë e plotë”.

Ai ka përmendur se punon gati qe 20 vite si ligjërues dhe se ai ka bërë gabime sikur që ka edhe të arritura dhe se ai është vetë një njeri. Ka falënderuar fansat dhe përkrahësit që e kanë mbrojtur atë gjatë kësaj kohe.

“Vetëm Zoti e di qëllimin tim” ka thënë ai.

Kjo që ka bërë Amr Halid nuk është hera e parë. Në shtator të vitit 2017 ai ishte akuzuar se ishte njeri fallc, pasi kishte bërë një paraqitje duke bërë dua nga Qabja, duke aktruar para kamerës.
Ai i ka refuzuar këto kritika duke thënë se dëshironte të ua tregonte të gjithëve atmosferën e haxhit.

https://www.facebook.com/alarabiya.english/videos/1439253949461046/

Po ashtu ka marrë pjesë edhe një reklamë të instalimit të TV-së për kanalet satelitore. Po ashtu ai edhe gjatë vizitës në Danimarkë pas ofendimeve ndaj Profetit Muhamed me karikatura, ai e përshkroi Profetin Muhamed si një “dështim”, me të cilën nervozoi shumë hoxhallarë eminentë.

Në një incident tjetër, Halid ka thënë se ka parë Zotin. Ai ka thënë se punon shumë por vetëm në rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit