10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lidhjet e “thella” të Asadit me organizatën terroriste PYD/PKK

Më të lexuarat

– Është forcuar bashkëpunimi mes regjimit të Bashar al Asadit dhe organizatës terroriste PYD/PKK në Siri. Teksa regjimi mbështet që organizata pas rajonit Afrin të formojë “akademinë terroriste” në rajonet Shejh Maksut dhe Kulluk të Halepit, gjithashtu transporton edhe terroristët e plagosur me avionët e tij në spitalin shtetëror në Damask, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet nga forcat turke të sigurisë, për AA-në kanë njoftuar se kanë përcaktuar se avionët e regjimit transportojnë në spitalin shtetëror të Damaskut terroristët e plagosur në konfliktet e ndodhura në rajonet Kobani, Afrin dhe në qytetin Haseke, që janë nën kontrollin e organizatës.

Sipas burimeve të sigurisë javën e kaluar mësohet se dy prej drejtuesve të PKK-së në malin Kandil kanë mbërritur në Siri dhe në orët e natës janë transportuar me avionë nga regjimi në spitalin e Damaskut.

Ndër të tjera mësohet se PYD-ja e cila në Siri është zgjatimi i organizatës terroriste PKK, pas Kandilit dhe Afrinit ka ngritur qendër trajnuese për terroristët në rajonet e kontrolluara prej saj në Shejh Maksud dhe Hulluk të cilat ndodhen në lindje të qendrës së qytetit Halep.

Hulluk-u i cili në thelb është rajon i turkmenëve, në fund të vitit të kaluar pas evakuimit të opozitarëve dhe civilëve u mor nën kontroll pjesërisht nga PYD/PKK-ja. Aktualisht në Hulluk ndodhen edhe elementë të regjimit edhe të PYD/PKK-së.

Në qendrën e trajnimit të terroristëve e cila u vendos në veprim muajin e kaluar në Afrin, qindra terroristë janë trajnuar për përdorimin e armëve të rënda, bombave dhe teknikave luftarake nga trajnues të huaj. Gjithashtu edhe në këto dy kampe qindra terroristë i nënshtrohen sistemeve të ngjashme të trajnimit me atë në Afrin.

PYD/PKK dhe regjimi që nga fillimi i luftës së brendshme janë konfliktuar shumë rrallë dhe vetëm në përmasa të vogla. Tërheq vëmendjen se bashkëpunimi i fortë mes tyre është më shumë në Haseke. Organizata në Haseke vazhdon ti paguajë taksa regjimit që nga viti 2012 pasi e mori në dorëzim nga regjimi. Në rajon bëhet e ditur se regjimi menaxhon institucionet publike, ndërsa siguria mundësohet bashkë nga forcat e regjimit dhe të organizatës. Fusha e naftës Rumejlan e cili ndodhet nën kontrollin e PYD/PKK-së në verilindje të qytetit Haseke ka një mbrojtje të përbashkët, ku dhe një pjesë e naftës së nxjerrë i jepet regjimit.

Në dhjetor të vitit 2015 bashkëpunimi i regjimit dhe organizatës ishte transferuar në Halep, ku marrëveshja e nënshkruar në Haseke për trajnimin e përbashkët ushtarak dhe strategjik përcaktoi një bashkëpunim të ri. Sipas marrëveshjes regjimi duhet të japë municione dhe të ofrojë trajnime për militantët e organizatës në Shejh Maksud dhe në Afrin. Ndërsa në kompensim të kësaj PYD/PKK vendos forcat e saj në shërbim të regjimit në operacionet në Halep.

Personat që regjimi i trajnon janë në përgjithësi mes moshës 18-40 vjeç, dhe përbëhen nga persona të cilët janë marrë me detyrim ushtarë nga rajonet nën kontrollin e PYD/PKK-së si Afrin dhe Shejh Maksud.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit