7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Lidhjet e forta me politikën, biznesin dhe krimin! Kush është 53-vjeçari i vrarë në Shkodër

Më të lexuarat

Fatbardh Lici, 53 vjeç, e ekzekutua me 10 plumba mëngjesin e sotëm teksa pinte kafen në një lokal në lagjen Guerile në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar nga policia.
Viktima nuk është një emër i panjohur për policinë jo vetëm për dyshimet në përfshirje në një vrasje të ndodhur 7 vite më parë, por edhe për shkak të lidhjeve familjare.

53-vjeçari është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”, si dhe kunati i Lulzim Kullës, i njohur si një nga të fortët e Shkodrës dhe i arrestuar pak kohë më parë pasi tentoi të arratisej nga Shqipëria.

Po ashtu Lici mësohet të jetë xhaxhai i Muhamed Licit të arrestuar gati një vit më parë si pjesë e një bande gjobëvënësish në tregun e qytetit të Shkodrës.

Lulzim Kulla, (burri i motrës) ktualisht ndodhet në burg. Kulla u arrestua pak ditë më parë në Kakavijë, pasi tentoi të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar. Ndaj Kullës pak muaj më parë u bë një atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur. Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25 për qind të trupit.

Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”

Fatbardh Lici, dyshohet se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje. Ai u vra në hyrje të Rrogozhinës, gjatë periudhës që mori 3 ditë leje nga burgu i Shën Kollit ku vuante dënimin, dhe teksa kthehej për në institucionin e vuajtjes së dënimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit