10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lidhjet e Bashar Al-Assad me ISIS

Më të lexuarat

——————————————————————-
”Ta dini, ne mendojmë se ISIS është organizata më barbare dhe më e kriminale në Lindjen e Mesme. Me lejoni të ju tregojë se të gjitha ato që i keni parë dhe i keni lexuar nëpër gazeta (në lidhje me ISIS) Asad ka bërë të gjitha ato por edhe më keq. Djegie e njerëzve për së gjalli, nga milicia (Shabihat) e Asadit, të cilët janë gangsterë mercenarë, përgjegjës për masakrat më famëkeqe. Si p.sh. zënia pengë e familjeve të tëra nëpër shtëpi dhe pastaj vënia e zjarrit shtëpive, ku njerëzit piqeshin të gjallë. Pra vetëm se ju këtë nuk e keni parë kurrë në CNN”

Michael Weiss – Redaktor Senior i The Daily Beast

ISIS: Inside the Army of Terror (Brenda Ushtrisë së Terrorit)

Përgjatë tërë luftës së Irakut, kush ishte ai që i financonte, përcillte dhe adaptonte ‘xhihadistët’ që depërtonin në Irak më shumë se çdo kush tjetër në Lindjen e Mesme, padyshim Bashar Al Asad. Ky njeri shtynte Al Qaeda-n drejt Irakut që nga 2009.
Në fakt, çfarë ndodhi ishte se nëse jeni p.sh një ‘xhihadist’ në Tunizi, Arabi Saudite apo Pakistani ti do të mund të udhëtoje drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut. Aty ka qenë një terminal nga prapa aeroportit i cili do të ju çonte juve në pjesën lindore të Sirisë ku do të jetonit dhe të adoptoheshit me agjentët irakian të Al-Qaeda, të cilët punonin për Shërbimin Sekret apo të Inteligjencës (Al Mukhabarat) të Asadit. Ata më pas do të ju dërgonin përtej kufirit në Irak për të sulmuar amerikanët, irakianët apo këdo tjetër që ata kishin nën shënjestër.

https://www.youtube.com/watch?v=HPc97wxwrn8
Realisht qendra e krejt kësaj katrahure në Damask nuk ishte vendosur diku tjetër vetëm së në rrugën përball Ambasadës Amerikane në Damask, pra e tërë kjo ndodhte nën vëzhgimin e Qeverisë Amerikane. David Betreas si dhe Ryan Crocker, i cili atëbotë ishte ambasador i ShBA-ve në Irak, mundoheshin ta bindnin Asadin ju lutëm ndaloni këtë lloj lidhjesh me ‘xhihadistët’.
Me 2009 sipas një ish-Zyrtari të Inteligjencës Irakiane, një djalë shumë i mirë, ai e kishte dërguar një djalosh në Zabadani, lagje në veri të Damaskut, i cili kishte me vete shirit/kabllo përgjues-pra ishte spiun. Dhe ky spiun thoshte Al-Qaeda e Irakut, Agjentët e Partisë Ba’ath (Rilindja Arabe) e Sadam Huseinit dhe Forcat e Sigurimit Shtetëror të Sirisë po planifikonin sulme terroriste jo vetëm kundër amerikanëve por edhe kundër institucioneve shtetërore të Irakut. Pra, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave, të gjitha këto pas disa javëve do të hidheshin në ajër në mënyrë mbresëlënëse (spektakulare) duke lënë shkatërrime të mëdha në terren.
Pra kjo është me rëndësi të rikujtohet sepse Revolucioni Sirian, me protesta filloi, në vitin 2011 dhe që nga dita e parë qëndrimi i Asadit ishte ky: ‘Unë nuk po luftojë protestuesit apo demokratët por unë po luftojë Al-Qaeda-n. Al-Qaeda-n e sponzorur nga SHBA, Arabia Saudite dhe Izraeli, në të vërtetë një koalicion mjaft dominues në botë, a po!?… Problemi ishte si ta përfitosh raportimin e medieve kur ai vriste fëmijë … kam për qëllim vajza 12-13 vjeç e vrarë para syve të botës nga snajperët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror. Si ta fitosh raportimin e medieve para anëtarëve të ushtrisë sate!? …

Ju kujtohet armata siriane ka ashtu sistemin që oficerët në rang të lartë janë nga elita alevite sepse ata përfituan nga sistemi, ata u promovuan mbi sunitët, por sunitët ishin personeli real ushtarak i cili barte armët dhe i cili do të detyrohej të luftonte. Ata i dërgonin në terren dhe i thoshin se ju do të luftoni terroristët, por kur ushtarët përballeshin me ata ‘terrorist’ të pretenduar ata shihnin se ky ishte populli i paarmatosur që bartnin pankarta ku shkruante liri, dhe poshtë diktatura e regjimi. Ushtria refuzoi të hap zjarr ndaj popullit andaj Shërbimi i Sigurimit Shtetëror (Mukhabarat) Sirian erdhi dhe u tha nëse ju nuk hapni zjarr ndaj tyre ne do të hapim zjarr ndaj jush. Ndaj përleshjet e para dhe parregullsitë përbrenda ushtrisë ndodhen në qytetin Idlib me 2011 sepse ushtria refuzoi të vriste protestuesit paqësorë e të paarmatosur. Kështu Asadi filloi të humb idetë e luftës, ndaj çfarë bëri.

Me 2011 ai deklaroi një amnisti të përgjithshme duke liruar, sipas tij, të burgosurit politik. Në fakt, shumë prej ‘xhihadistëve’ që ai më parë i kishte dërguar në Irak e më pas i kishte arrestuar dhe burgosur pasi që ishin kthyer në Siri, ai i lejoi të dalin nga burgjet.

Tri frontet kryesore të ‘islamikëve’ apo njësitë kundërshtare që operojnë në terren edhe sot e kësaj dite. Pra kryesuesit apo komandantët e tyre ishin të gjithë ish-të burgosur të burgut famëkeq Sidnaja në Damask. Ata u liruan të dalin nga burgu në Maj 2011 me urdhër të Bashar Al-Asad. A thua pse e bëri ai këtë, natyrisht nuk duhet ndonjë shkencëtar i raketave apo ekspert i marrëdhënieve të Lindjes se Mesme për ta ditur këtë, Bashar e dinte sigurt se sa më thellë që shkonte konflikti realisht sa më ashpër që do të silleshin këta njerëz ndaj protestuesve populli do të radikalizohej. Populli do të shndërrohej në njerëz me mjekra të gjata e të zeza, të cilët jo vetëm që premtonin xhenetin në tokë, apo hyritë në botën e përtejme, por ata shfrytëzonin për mrekulli situatën duke u thënë njerëzve se ky njeri (ushtar i Besharit) p.sh. ta ka dhunuar vajzën apo ai është që ta ka vrarë djalin tënd në burg duke ia elektrizuar organet gjenitale në rrymë, ndaj ne do ta çojmë në ajër, dhe populli natyrisht se do të thoshte eja menjëherë!.

Ta dini, ne mendojmë se ISIS është organizata më barbare dhe më e kriminale në Lindjen e Mesme. Me lejoni të ju tregojë se të gjitha ato që i keni parë dhe i keni lexuar nëpër gazeta (në lidhje me ISIS) Asad ka bërë të gjitha ato por edhe më keq.
Djegia e njerëzve për së gjalli, nga milicia (Shabihat) e Asadit, të cilët janë gangsterë mercenarë, përgjegjës për masakrat më famëkeqe. Si p.sh. zënia pengë e familjeve të tëra nëpër shtëpi dhe pastaj vënia e zjarrit shtëpive, ku njerëzit piqeshin të gjallë. Pra vetëm se ju këtë nuk e keni parë kurrë në CNN …

Shqip: D.Morina

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit