7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Lideri i opozitës Turke mesazh Amerikës: Dorzojeni Gulenin ua dorzojmë Pastorin

Më të lexuarat

Nëse Washingtoni ekstradon liderin terrorist Fetullah Gülen në Turqi, atëherë mund të jetë i mundshëm dorëzimi i pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili aktualisht gjykohet në Turqi për lidhje me organizatat terroriste, tha kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste të Turqisë (MHP), Devlet Bahçeli,

“Nëse tradhtari në Pensilvani ekstradohet në vendin tonë, atëherë dorëzimi i pastorit mund të vijë në rend dite dhe në këtë mënyrë të dyja vendet do të marrin atë që duan”, tha Bahçeli në një konferencë me gazetarët në Ankara.

Kreu i MHP-së shtoi se komploti për ta detyruar Turqinë të dorëzohet ndaj sulmit spekulativ mbi normat e valutës do të mposhtet, duke shprehur mbështetje për vendimin për të bojkotuar produktet teknologjike amerikane dhe disa mallra.

Ai nënvizoi se Turqia nuk është në krizë ekonomike, por e sulmuar me “armiqësi të nivelit më të lartë”.

“Me masat e marra dhe qasjen ekonomike të saposhpallur, retë e errëta në horizont do të zhduken. Ne kemi besim të plotë”, tha Bahçeli.

Fetullah Gülen, i cili jeton në Pensilvani, dhe organizata e tij terroriste FETO orkestruan tentativën për grusht shteti në korrik të vitit 2016 në Turqi, nga e cila 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Aktualisht, Turqia dhe SHBA-të po përballen me marrëdhënie të ashpra dypalëshe nga shkaku i sanksioneve të SHBA-ve kundër ministrit të Brendshëm, Süleyman Soylu, dhe ministrit të Drejtësisë, Abdulhamit Gül, për moslirimin e Brunsonit.

Ditë më parë, Trump shtoi sulmin ndaj Turqisë duke rritur tarifat e çelikut dhe aluminit me 50 dhe 20 për qind, duke acaruar akoma më shumë mosmarrëveshjet mes SHBA-ve dhe Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit