6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Lideri i LSDM-së në Maqedoni, Zoran Zaev, publikon “bombën e tretë”

Më të lexuarat

Lideri i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, pas publikimit të dëshmive që posedonin përgjimin e 20 mijë qytetarëve nga ana e pushtetit, përfshirë edhe përgjimin e funksionarëve në qeveri dhe të bashkëpunëtorëve më të afërt të kryeministrit, Nikolla Gruevski, sot vazhdoi me publikimet e bisedave të përgjuara të ministres së Brendshme, Gordana Jankulloska, zëdhënësit të saj, Ivo Koteski dhe shefit të sigurimit shtetëror, Sasho Mijallkov, si dhe redaktorit të TV Sitel, Dragan Pavloviq Latas, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në bisedën telefonike mes  Mijallkov dhe redaktorit Latas, bisedohej për rastin e montuar të arrestimit të Lube Boshkovskit, në të cilën përdoreshin edhe fjalë banale.
 
“Ajo që ka bërë Gruevski me politikanët kundërshtarë, mediat dhe qytetarët është e tmerrshme. Po e publikojmë rastin e montuar të Lube Boshkovskit. Do të dëgjoni si është planifikuar arrestimi i tij”, tha Zaev, para publikimit të bisedës telefonike, duke shtuar se proceset gjyqësore në vend janë përpunuar nga familja e pushtetit
 
Ndërkohë në një bisedë tjetër të ministres Jankulloska dhe shefit të kabinetit të Gruevskit, Martin Protoger, dëgjohej Jankulloska e cila thoshte se duhet të largohen nga puna të gjithë ata që ishin të afërt me Boshkovskin, si dhe për një rast tjetër e cila rekomandonte po të njëjtin person të kryhet rishikim teknik ndaj disa autobusëve nga Prilepi për parandalimin e tyre të cilët ishin drejtuar për pjesëmarrje në protesta në qytetin e Shkupit
 
Pastaj Zaev vijoi me publikimin e disa bisedave të tjera në të cilat përsëri ishte protagoniste Jankulloska. Ajo në një bisedë tjetër udhëzonte zëdhënësin e saj, Ivo Koteski, se si të veprojë para gazetarëve për vrasjen e një fëmije në sheshin “Makedonia”.
 
Zaev në fund të konferencës së tij tha se do të vazhdojë me publikimin e materialeve të cilat dëshmojnë “Të vërtetën për Maqedoninë” dhe se nuk do të lejojë që edhe njëherë të ndodhin këto ngjarje të tmerrshme në vend.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit