6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lideri i DAESH-it është arratisur në Afganistan

Më të lexuarat

Sipas gazetës arabosaduite me seli në Londër “Asharq Al-Awsat” lideri i organizatës DAESH, Ebubekir Bagdadi ka kaluar qytetin Zahinda, që ndodhet në kufirin lindor të Iranit dhe ka mbërritur në Afganistan.

 

 

Pretendohet se lideri i organizatës  DAESH, Ebubekir Bagdadi ka shkuar në Afganistan.

Gazeta arabosaduite me seli në Londër “Asharq Al-Awsat” në një lajm të bazuar në burimet pakistaneze të sigurisë dhe në ‘organizatat e tjera radikale’ shkruan se lideri i organizatës  DAESH, Ebubekir Bagdadi ka kaluar qytetin Zahinda, që ndodhet në kufirin lindor të Iranit dhe ka mbërritur në Afganistan.

Sipas gazetës Bagdadi është vendosur në rajonin Nangarhar, që ndodhet mbi kufirin Afganistan-Pakistan.

Për shkak të sulmeve të shumta me bomba Nangarhar është provinca më vdekjeprurëse dhe e rrezikshme e vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit