12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Liburn Aliu: BIK nuk mund ta përcaktojë nëse duhet të ndërtohet xhamia

Më të lexuarat

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu ka folur rreth çështjes së xhamisë së Dardani të Prishtinës, duke thënë se BIK-u nuk mund ta përcaktojë nëse duhet apo jo të ndërtohet në atë vend.

Aliu thotë se në kohën kur edhe është e pezulluar ndërtimi i saj dhe drejtoria ka kërkuar që të tërhiqet edhe konkursi, ka qenë temë diskutimi çështja e lokaleve.

‘Nëse BIK e sjell një projekt tek unë dhe e shohim që aty ka përmbajtje për parking, salla konfercave, zyra e lokale,unë si drejtor i urbanizmit nuk kam mandate të përcaktoj se a janë ato përmbatje që vërtetë duhet të jenë pjesë e xhamisë’ , ka thënë Liburn Aliu në Rubikon.

Ai thotë se Bashkësia Islame është arsyetuar se do të financohen dhe ta përmbajnë atë projekt.

‘Çështjet e financimit fetar duhet të zgjidhen përmes shtetit’, ka shtuar ai.

Ai thotë se nuk janë të nevojshme tërë këto debate publike për xhaminë, pasi sipas tij, është kuvendi komunal dhe janë përfaqësuesit të cilët do të duhet ta diskutonin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit