15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Libri “Homoseksualiteti dhe politika e së vërtetës” në shqip

Më të lexuarat

Libri i Xhefri Satinover mbi Homoseksualitetin tashmë do të pasurojë bibliotekën shkencore shqipe me një studim tejet të vlefshëm mbi këtë fushë të shumëpërfolur vitet e fundit edhe në Shqipëri. Ky libër ka marrë vlerësimet maksimale të kritikës së kohës dhe mbetet përsëri një nga librat më të shfrytëzuar për fushën. Satinover është një neuro-psikiatër, i cili për herë të parë ka trajtuar një të sëmurë me SIDA, sëmundje kjo që përhapet nga marrëdhëniet homoseksuale.

 

Ai në këtë libër shterues mbi homoseksualitetin e ka trajtuar këtë fenomen me shumë objektivitet. Këtij fenomeni Satinover nga ana studimore i është qasur në tri anë, anën shkencore, atë të politikave gay dhe atë fetare. Nga ana shkencore autori i ka kushtuar një vëmendje të posaçme të ashtuquajturit “gjeni gay”, duke nxjerrë në pah me studime dhe burime tejet serioze mungesën e një gjeni të tillë. Në qasjen e politikave ai merr në shqyrtim dhe na përcjell të gjitha përpjekjet e lobit gay në favor arritjes së një legjislacioni lehtësues dhe favorizues ndaj komunitetit gay. Ndërsa në qasjen fetare autori e sheh fenomenin në këndvështrimin hebre dhe të krishterë. E gjithë kjo strukturë na është paraqitur me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për një publik të gjerë. Versioni shqip është sjellë nga publicisti dhe përkthyesi Fitim Zekthi, i cili ka dhënë mundin maksimal për ta prurë deri te lexuesi këtë bestseller shkencor. Botimi i këtij libri u arrit falë përpjekjeve të një grupi intelektual dhe me sponsorizimin e bërë nga Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë.

Jeffrey Satinover– (4 shtator 1947) është një fizikan, neuro-psikiatër dhe psiko-analist amerikan i mirënjohur në fushën ndërkombëtare. Ai është bërë i njohur me librat e tij në një seri çështjesh të debatueshme mbi neuro-shkencën dhe religjionin, por veçanërisht për shkrimet e tij dhe përpjekjet e tij politike në lidhje me homoseksualitetin, martesave mes të njëjtit seks dhe për lëvizjen ex-gay. Satinover ka lindur në Çikago, Ilinois më 4 shtator 1947. Ai fiton gradën e bachelor në shkencë në Massachusetts Institute of Technology më 1971. Ai merr gradën Master në Edukim në Psikologji Klinike dhe Praktikën Publike nga Universiteti i Harvardit, diplomë mjekësie në Universitetin e Teksasit dhe një Master Shkencor në Fizikë në Universitetin e Jejlit (Yale).

Ai ka marrë një diplomë për psikologjinë analitike nga Instituti C.G. Jung i Zurihut, duke u bërë diplomanti më i ri i këtij instituti. Ai u trajnua aty dhe u bë nja analist i akredituar jungian. Ai arrin të marrë PhD në fizikë në laboratorin e Didie Sornet në Universitetin e Nicës, Francë 2009. Pas diplomimit ai ka mbajtur ligjërata në institucionet më prestigjioze amerikane në fushën e psikologjisë, si dhe shërben edhe sot e kësaj dite në fushën e shërbimit neuro-psikiatër e psikanalitik. Kërkimet e tij i ka përqendruar në disa fusha. Satinover është Hebre, por ai thotë që ka një këndvështrim eklektik mbi botën. Libri i Jeffrey Satinover “Homoseksualiteti dhe politika e së vërtetës” i publikuar nga Baker Books debaton mbi natyrën e homoseksualitetit nga perspektiva shkencore, fetare dhe psikologjike, duke e diskutuar homoseksualitetin kryesisht në kontekstin e të qenit një gjendje, që mund dhe duhet të trajtohet; kjo në të kundërt me këndvështrimet e kornizës zyrtare të psikiatrisë dhe të komunitetit të psikologëve. Satinover tërheq paralele midis homoseksualitetit dhe patologjive të ndryshme (si alkoolizmi, pedofilia) dhe debaton që homoseksualiteti përfshin impulse ngulmuese. Ai deklaron që homoseksualiteti “nuk është një sëmundje e vërtetë, e megjithatë ai mund të mendohet një sëmundje në sensin shpirtëror “të sëmundjeve të shpirtit”. Ai gjithashtu thotë, që “aktivizmi gay e shtrembëron të vërtetën dhe dëmton jo vetëm shoqërinë, por edhe vetë homoseksualët”. Në pjesën më të madhe të librit diskutohet nëse homoseksualiteti është biologjik dhe gjenetik, dhe nëse ai mund të ndryshohet. Në rreth një të pestën e librit diskutohet seksualiteti njerëzor nga perspektiva e krishterë dhe hebreje. Në hyrjen e librit Satinover shpall, se “në fund debati mbi sjelljet homoseksuale dhe implikimet e tij për politikat publike mundet të vendoset përfundimisht vetëm mbi baza morale dhe bazat morale në fund të fundit nënkuptojnë bazat fetare”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit