Libraria më e madhe Norvegjeze online ka shitur manifestin e Breivikut

0
181

Libraria më e madhe online e Norvegjisë “Adlibris” ka shitur librin “2083: Deklarata evropiane e pavarësisë”, që është manifesti i vrasësit racist norvegjez të dënuar Andreas Breivik, i cili u dënua me 21 vjet burg, transmeton AA.

Televizioni shtetëror norvegjez NRK publikoi se libri “2083: Deklarata evropiane e pavarësisë”, e cila përmban disa tekste të shtypura janë shitur nëpërmjet librarisë online Adlibris.

Pas zbulimit të këtij skandali, drejtori i librarisë online në fjalë, Sakari Luovio për NRK tha se është i “tmerrshëm” fakti se ky libër u gjet në shitje. Ai shtoi se manifesti i Breivikut u tërhoq me shpejtësi nga shitja.

“Kur mësuam se libri në fjalë shitet përmes librarisë sonë online, interevenuam me urgjencë. Mjetet e mbledhura nga shitja e libirit do t’ia dhurojmë ndonjë organizate humanitare”, tha Luovio.

Sipas tij, librat në shitje u liruan përmes faqeve të ndryshme.

“Ne kemi më shumë se 15 milionë përdorues dhe ata mund të shtojnë librat e tyre që duan të shesin. Është shumë e vështirë për të kontrolluar çdo libër në librari tonë online, ose në rastin e ankesës për të hequr një libër nga shitja “, ka thënë Luovio.

Ai rikujtoi se librat dalin në shitje përmes faqeve të ndryshme.

“Kemi mbi 15 milionë përdorues dhe ata mund të ofrojnë librat e tyre që duan të shesin. Është shumë vështirë të kontrollojmë çdo libër në librarinë tonë online, por në rast të ankesës për ndonjë libër, ne e heqim nga shitja”, tha Luovio.

Ai gjithashtu shtoi se nuk mund të garantojë që ky libër të mos jetë më në shitje, sepse, siç tha, aktualisht nuk ekziston asnjë sistem që mund të bllokojë daljen e librave me përmbajtje të diskutueshme.

Më 22 korrik 2011, Breivik vrau 8 persona para Zyrës së Kryeministrisë në Oslo dhe pastaj qëlloi për vdekje 69 persona në ishullin e afërt Uto, ku ishte organizuar një kamp veror për të rinjtë. Kjo ishte masakra më e madhe në historinë e re të Norvegjisë.

Breivik, i cili para gjykatës se tha se “pendohej sepse nuk vrau më shumë njerëz”, u dënua me 21 vjet burg.

Sipas ligjit të Norvegjisë, ky dënim mund të zgjatet nëse vlerësohet se i burgosuri paraqet rrezik për shoqërinë, prandaj ekspertët ligjorë besojnë se Breivik do të mbetet në burg tërë jetën.