12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Libi, sekuestrohen 100 tanke

Më të lexuarat

Më shumë se 100 tanke u sekuestruan nga një grup milicie, besnike ndaj ish-udhëheqësit libian, kolonelit Muammar Gaddafi.

Lajmi u publikua të premten në Agjensinë Libiane të Lajmeve. Rreth 30 raketë lëshues u grumbulluan kur forcat e sigurisë pushtuan një kamp në Tarhuna, pranë Tripolit.

Operacioni ndaj forcave të milicisë u realizua një javë pasi ato realizuan një atentat me bombë në kryeqytet, ngjarje në të cilën mbetën të vrarë dy civilë.

Megjithatë, pavarësisht reagimit të forcave qeveritare, situata e rendit publik në vendin e Afrikës Veriore është problematike, me përplasje të shpeshta midis grupimeve rivale të milicë dhe fiseve të pushtetshme në vend, të cilët kanë përfituar arsenale të mëdha armësh pas luftës civile që shënoi fundin e regjimit 42-vjeçar të Gaddafit.

Në një ngjarje paralele, të paktën tre persona mbetën të vrarë në qytetin e Zlitanit, në juglindje të kryeqytetit Tripoli, për shkak të një konflikti midis dy fiseve të pushtetshme./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit