8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

LGBT – Si i realizojnë qëllimet e tyre ata të cilët dëshirojnë të ketë çrregullime në tokë?

Më të lexuarat

Shkruan: Gen Kelmendi

 

(Një këndvështrim mbi qëllimet e aktivistëve të LGBT-të, si i realizojnë ato, dhe çfarë fshihet pas tyre)

■ Një prej profesorëve të njohur në botë të ligjeve, William Eskridge i Universitetit Harvard, SHBA dhe njëherësh një prej avokatëve të mëdhenj të çështjes gay thotë se, “fillimisht duhen ndërmarrë disa hapa të mesëm, si ligjet e mosdiskriminit, e më pas të synohet qëllimi final, martesat mes homoseksualëve.”

-William N. Eskridge, Jr., Equality Practice: Civil Unions and the Future of Gay Rights XIII, 2002

■ Një tjetër aktivist i madh i të drejtave të homoseksualëve Kees Waaldijk, profesor edhe ky mjaft i njohur i ligjeve në Universitetin Leiden dhe njëkohësisht aktivist i çështjes Gay thotë se, “rruga e vetme e mundshme është që të fitohet mbështetja me anë të ligjeve të mosdiskriminimit fillimisht, e më pas të arrihen kërkesa të tjera.”

-Towards the Recognition of Same-Sex Partners in European Union Law, in Legal Recognition of Same-Sex Partnerships: A Study of National, European and International Law 638-39 (Robert wintemute & Mads Andenaes eds), 2001-

■ Drejtori i një prej organizatave më të mëdha të lobingut për të drejtat e homoseksualëve, ajo e lëvizjes së të drejtave civile në SHBA, e të drejtave të gay-ve, lesbikeve dhe projekti HIV/AIDS, Matthew Coles, e cilëson ligjin e mosdiskriminit, si qëllim për të arritur tek martesat mes të njëjtit seks. Po ashtu dhe Mary Bonauto e lëvizjes për martesat mes të njëjtit seks në Massachusetts thotë se ligje të tilla janë hapi logjik për të shkuar tek martesat.

■ Evan Wolfson, themeluesi dhe drejtuesi ekzekutiv i NGO-s “Liri për tu martuar”, organizatë që kërkon martesat të të njëjtit seks e pranon se fillimisht rruga që do të çojë në objektivin final është ligji kundër diskriminimit e më pas të arrihen martesat.

Ky ligj cilësohet si ligji për të mbrojtur të drejtat e njeriut, kur në fakt gjithkush këto të drejta individuale të njeriut si liria e fjalës, e të pasurit një gjyq të drejtë, e tubimit, etj, për çdo qytetar të një shteti demokratik i ka, sigurisht dhe njerëzit me sjellje homoseksuale.

Pra ligji kërkon të ripërkufizojë martesën, ku çdo shqiptar që beson se martesa është mes një burri dhe një gruaje sot është i kërcënuar. Pavarësisht se organizatat që e kanë çuar atë në parlament kanë thënë se nuk janë pro martesave gay, kjo është rruga më e shkurtër për të shkuar tek qëllimi final.

■ Vende të tjera që janë përballur më këtë çështje kanë provuar se pas një ligji të tillë vjen martesa mes njerëzve me të njëjtin seks. Ligjvënësit në Massachusets, SHBA, gjatë përpilimit të një ligji të tillë, shkruan edhe një dispozitë ku thuhej: ky ligj dhe asnjë artikull i tij nuk përdoret në gjykatë dhe nga gjykata për të ripërkufizuar martesën. Por njëkohësisht i druheshin se gjykata bazuar në këtë ligj do ta lejonte një gjë të tillë. Të njëjtët gjë bënë edhe ligjvënësit në Vermont, Connecticut, New Jersey, California. Gjykata supreme e Massachussets-it megjithatë njohu martesat mes gay-ve pavarësisht klauzolës në ligj. Ajo tha se fakti që homoseksualiteti është ngritur në një status të mbrojtur shoqëror e rrëzon martesën vetëm mes një burri dhe një gruaje. Gjykata tha se tashmë martesa mes një burri dhe një gruaje do të ishte irracionale dhe jo kushtetuese. Gjykata supreme e Iowa vetëm kohë më parë ripërkufizoi martesën dhe tha se ligji për të mbrojtur orientimin seksual, “shpreh dëshirën për ta hequr orientimin seksual si një pengesë për martesat mes gay-ve dhe lesbikeve”. Të njëjtën gjë ka bërë edhe gjykata e lartë në Connecticut, në New Jersey dhe Californi. Ligji i diskriminimit seksual  është shtrimi i kthjellët i rrugës për martesat.

Përfundimi, njerëzit me qëllime djallëzore të cilët dëshirojnë të ketë çrregullime në tokë, idetë dhe projektet e tyre i realizojnë duke manipuluar me termet “mosdiskriminim”, “barazi”, “liri” etj..  dhe në të njëjtën kohë ata janë aktivistët më të fuqishëm të cilët i përkrahin ligjet për mos-diskriminim dhe barazi shoqërore, ngase në saja të tyre përfitojnë edhe ata. Kështuqë, ata nuk kënaqen me kaq, derisa të arrijnë qëllimet e tyre, dhe në fillim kërkesat e tyre janë shumë të thjeshta dhe “modeste”, por më vonë shfaqet edhe synimi dhe qëllimet e tyre.

Kush e di, më vonë ndoshta do të kërkojnë të kenë një lagje të tyren, vetëm me homoseksual, pastaj ti kenë shkollat e tyre, ti kenë mediumet e tyre, të getizohen, pra të kenë një shoqëri të veçantë nga shoqëria jonë.

Politikat shtetërore të cilat miratojnë apo përkrahin vendime të caktuara politike, nuk do të thotë se ato doemos i shërbejnë dinjitetit njerëzorë.  Nuk duhet harruar se edhe në shtetet më demokratike ka pasur reagime dhe protesta të ashpra kundër martesës mes të njëjtit seks. Duhet kujtuar protesta masive në Francë, ku kisha katolike bashkë me besimtarët muslimanë dhe ata çifut janë ngritur së bashku në protesta gjithëpopullore kundër miratimit të ligjeve që mundësojnë martesën mes të njëjtit seks.  Gjithashtu, duhet kujtuar qëndrimet e ashpra të Partisë Konservatore në Angli, e cila është kategorikisht kundër ligjit i cili mundëson martesën mes gjinisë së njëjtë. Pastaj, qëndrimet e ashpra të Partisë Republikane në SHBA, ku së fundmi herë kemi dëgjuar edhe deklaratën publike të kandidatit republikanë për president të SHBA-ve, Mitt Romney, i cili është deklaruar se “Sikur unë të vija në krye të Shtëpisë së bardhë, do i largojmë nenet ku u japinë të drejta martesës me orientim të njëjtë seksual.”

Pse e ndërlidha fjalën “çrregullim” me këtë dukuri ?! Jo rastësisht, ngase martesa mes gjinisë së njëjtë nuk prodhon familje, nuk krijon të ardhme, dhe një martesë e tillë ndikon shuarjen e racës njerëzore. Ky është çrregullimi më i madh në tokë.

(Autori është student në Fakultetin Juridik)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit