Lezhë, zjarr makinës së kreut të Komunës Kaçinar

0
51

LEZHË- I vihet zjarr makinës së kreut të Komunës Kaçinar, Petrit Bardhi.

Burime policore bëjnë me dije se dhunuesit kanë thyer xhamin e automjetit dhe më pas e kanë spërkatur me benzinë duke i vënë flakën.

Kryekomunari Bardhi ka akuzuar paraardhësin e tij për incidentit.

Bardhi ka deklaruar pas ngjarjes së dëmtimi i makinës ka ardhur pas deklaratave të tij në adresë të ish-krye komunarit dhe vëllait të tij.

Blutë e Lezhës kanë nisur hetimet pas denoncimit të bërë për zbardhjen e ngjarjes.

vijon.bw/kohaislame