9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Lexuesja Ummu Sa’d nga Egjipti

Më të lexuarat

Gruaja e verbër, e cila konsiderohet gruaja më e famshme bashkëkohore në fushën e leximeve të Kur’anit. Ajo është zonja e vetme e specializuar në dhjetë leximet e Kur’anit. Për gjysmë shekulli ajo vazhdon të certifikojë nxënësit në dhjetë leximet kur’anore.

Lindi në fshatin Bendarije, në veri të Kajros më 1925. Qysh në moshën njëvjeçare e goditi një sëmundje në sytë, familja e saj u mundua ta trajtojë me ilaçet popullore, mirëpo pas një kohe e humbi tërësisht të pamurit.

Ummu Sa’d e kishte mësuar Kur’anin përmendsh qysh në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare. U certifikua në dhjetë leximet e njohura kur’anore në moshën 23 vjeçare.

Për ta mësuar Kur’anin tek ajo vinin njerëz të moshave, fushave dhe niveleve të ndryshme shoqërore dhe shkencore.

Ummu Sa’d thotë: “Ndjehem se e mbaj në mend Kur’anin sikur emrin tim. Nuk mund të imagjinoj të harrojë ndonjë shkronjë prej tij apo të gaboj. Unë nuk di diç tjetër pos Kur’anit, teksteve në fushën e leximeve të tij si dhe shkencën e texhvidit (këndimi i drejtë i Kur’anit). Përveç kësaj nuk di gjë tjetër.”

U martua me një nga nxënësit e saj, martesa e tyre zgjati plot dyzet vjet dhe nuk patën fëmijë. Ajo nuk lindi fëmijë, mirëpo lindi nxënës hafizë dhe lexues të Kur’anit.

Ajo, përkitazi me këtë shton duke thënë: “Falënderimi i takon Allahut, ndjej sikur Allahu zgjedh për mua gjithmonë më të mirën. Ndoshta sikur të lindja fëmijë, do të preokupohesha me ta dhe do ta harroja Kur’anin.”

Ummu Sa’d ishte një lum i rrjedhshëm për Kur’anin që nuk pushonte asnjëherë.

Ajo vdiq më 16 Ramazan të vitit 1427 që përkon me 09.10.2006 në moshën 81 vjeçare.

O Allah, fale atë, mëshiroje dhe shpërbleje me xhenet!

Përgatiti: Almedin Ejupi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit