8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Lexo – Virusi – Dy shkaqe efikase për t’u mbrojtur nga kjo pandemi bashkëkohore

Më të lexuarat

Dy shkaqe efikase për t’u mbrojtur nga kjo pandemi bashkëkohore

Çdo falënderim i takon Allahut, Zotit të botëve, ndërsa lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin për të Dërguarin tonë, familjen dhe mbarë shokët e tij. Sakaq…

Dëshiroj t’ua tërheq vërejtjen vëllezërve të mi rreth dy haditheve të sakta, që ngërthejnë në vete dy shkaqe efikase për t’u mbrojtur nga kjo pandemi që është përhapur këto ditë, pra, virusit Korona, si dhe t’i stimuloj t’u përmbahen atyre.

I pari: I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk ka ndonjë rob që thotë çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje: Bismil-lahil-ledhi la jedurr-rru mea’smihi shej’un fil erdi ve la fis-semai ve huves-Semiul Alijm – Kërkoj mbrojtje me emrin e Allahut kundër çdo keqbërësi, emër ky me përmendjen e të cilit nuk mund të bëjë dëm asgjë në Tokë dhe asnjë sprovë që zbret nga Qielli! Allahu është Ai i Cili i dëgjon të gjitha thëniet dhe i di të gjitha gjendjet!, – tri herë, e t’i bëhet dëm. Hadithin e shënojnë imam Ahmedi në “Musned”, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe të tjerë.

Ndërkaq, tek Ebu Davudi qëndron se i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ai që e thotë: Bismil-lahil-ledhi la jedurr-rru mea’smihi shej’un fil erdi ve la fis-semai ve huves-Semiul Alijm – Kërkoj mbrojtje me emrin e Allahut kundër çdo keqbërësi, emër ky me përmendjen e të cilit nuk mund të bëjë dëm asgjë në Tokë dhe asnjë sprovë që zbret nga Qielli! Allahu është Ai i Cili i dëgjon të gjitha thëniet dhe i di të gjitha gjendjet!, – tri herë (në mbrëmje), nuk do ta godasë ndonjë sprovë e befasishme deri në mëngjes, e kush e thotë këtë në mëngjes, nuk do ta godasë ndonjë sprovë e befasishme deri në mbrëmje.

I dyti: Fjala e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue selem) “Kushdo që sheh një të sprovuar dhe thotë: Elhamdu lil-lahil-ledhi afani mim-mebtelake bihi ve fed-daleni ala kethirin mim-men kaleka tefdila – Çdo falënderim i takon Allahut, i Cili më ka ruajtur nga kjo sprovë që të ka goditur ty dhe më ka bërë në një gjendje më të mirë se shumë krijesa!, – nuk do ta godasë sprova e tillë. E shënon Tirmidhiu.

Andaj, o rob i Allahut, përmbaju këtyre dy dhikreve, ndërkohë Allahu na shpëtoftë të gjithëve nga kjo sprovë!

Gjithashtu tërheq vërejtjen se dijetarët muslimanë kanë pohuar se, përfitimi nga dhikret (përmendja e Allahut) – suret mbrojtëse është në varësi të bindjes së atij që i thotë, të qenët e zemrës së tij e pranishme dhe mbështetjes së fortë të tij tek Allahu. E, në varësi të tyre është ndikimi: qoftë i fortë, qoftë i dobët. Kjo, se dhikret, rukjet dhe suret mbrojtëse janë shpatë, e shpata është (e fortë) në varësi të atij që godet me të, e jo vetëm në varësi të tehut të saj.

O Allahu ynë! Na ruaj nga lebrosa, çmenduria, murtaja, epidemia dhe nga të gjitha sëmundjet e këqija!
Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin për të Dërguarin tonë, familjen dhe mbarë shokët e tij!

Prof. dr. Salih Sindi
Përktheu: Burim Koçinaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit