14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Lexo çfarë shkruan ky amerikan për uraganin “IRMA”

Më të lexuarat

Për momentin Florida po kalon evakuimin më të madh në historinë e Shteteve të Bashkura. Miliona njerëz ikin nga uragani Irma, stuhia më e madhe që është paraqitur në Amerikën Veriore ndonjëherë. Tani, paramendoni asnjë shtet të mos dojë t’i pranojë. Paramendoni, Xhorxhija dhe Alabama të ndërtojnë mure për t’ua ndaluar hyrjen. Paramendoni, t’i detyrojnë të rrinë aty ku janë dhe të mbyten.
Tingëllon djallëzore, apo?! Megjithatë ne, qenia njerëzore, e bejmë këtë çdo ditë, në të gjitha skajet e botës; nga meksikanët të cilët ikin nga dhuna e narko-dilerve, sirianët të cilët ikin nga lufta civile, jemenasit që ikin nga uria e detyruar, palestinezët te cilët janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, e deri te Rohinja të cilët ikin nga gjenocidi në Mianmar. Në zemrat tona e dijmë se kjo është gabim. Ne e dijmë se nëse njerëzit së paku kanë ndonjë të drejtë, ajo është e drejta për të ikur nga vdekja. Ne këtë e dijmë. Koha është që të fillojmë të sillemi sipas kësaj.

– Jeremy McLellan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit