16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Leximi: Edhe ndryshime biologjike në tru

Më të lexuarat

Revista shkencore Brain Connectivity sipas të cilës “ tregimet dhe leximi në përgjithësi i tyre i jep formë jetës dhe në disa raste ndihmon definimin më të lehtë të njeriut.

Duke iu referuar punimit shkencor të neurologut Gregory Burns, revista shpalon ndikimet që mund të ketë leximi në trurin e njeriut.
Hulumtimi neurologjik ka përdor metodologjinë e vizuelizimin të rezonancës funksionale magnetike për t’i identifikuar rrjetet që kanë të bëjnë me trurin dhe ndërlidhjet e tyre me storjet që personi i lexon.
Hulumtuesit kanë kërkuar nga një grup individësh që të lexojnë tregimin ose romanin e njëjtë për të parë reagimin e trurit gjatë leximit para dhe pas tij.
“Është vërejtur se personat kanë qenë ende nën ndikimin e storjes që kanë lexuar edhe gjatë kohës që ne po bënim skanimin e trurit të tyre”- ka deklaruar Burns i cili këtë gjendje tek njeriu e cilëson si “aktivitet në hije” e që e përshkruan ai si diçka e ngjajshme me kujtesën që e mbajnë të shtrënguar muskujt.
Sipas tij ndryshimet në neurone janë gjetur dhe ato janë të ngjashme tek të gjithë personat që janë nënshtruar këtij eksperimenti. Është vërejtur sensibilitet fizik dhe psikologjik. Ne kemi ditur se kur njeriu lexon një storje të mirë ai shpesh futet në karakterin e librit apo të tregimit, futet në botën e personazhit për të cilin lexon. Mirëpo deri më tani nuk e kemi ditur se në fakt në organizmin e njeriut gjatë leximit ndodhin edhe ndryshime biologjike, ka potencuar Burns./infoGLOBI/D.B/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit