21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Lëvizjet e Perëndimit kundrejt regjimit në Siri nuk janë bërë veçse për shkak të interesave të tyre

Më të lexuarat

Lëvizjet e Perëndimit kundrejt regjimit tiran Nusajrij në Siri nuk janë bërë për tjetër veçse për shkak të interesave të tyre

Administratori i përgjithshëm i Lidhjes së Dijetarëve musliman, dijetari i nderuar D. Naser ibn Sulejman El-Umer, vërtetoi se lëvizjet e Perëndimit kundrejt regjimit tiran Nusajrij në Siri nuk janë bërë për tjetër veçse për shkak të interesave të tyre, e jo për pengimin e zullumuqarëve apo ndihmën e të shtypurve, duke vërtetuar gjithashtu se kur Perëndimi e panë se muxhahidëve në Sham u është forcuar kurrizi dhe i janë afruar fitores filluan të lëvizin të diktuar nga këto interesa.
Pastaj Shejkh Umeri, në ligjëratën e tij javore që e vijoi në mbrëmjen e së dielës në xhaminë Khalid ibn Uelid në Riad, tha se ummeti sot po jeton epokën e artë, për shkak se u ringjall në të suneti i xhihadit dhe po marrin pjesë në të të vegjël e të mëdhënj në nivel të ummetit. Xhihadi sot po zhvillohet në vende të ndryshme, në Afganistan qysh prej se ka filluar e deri më sot, pastaj në Bosnje dhe Hercegovinë, Irak, Palestinë dhe Sham, si dhe në vende të tjera, duke e bërë të qartë se në këtë ka dobi shumë të madhe, dhe kjo në vetveten e tij është krenari për Islamin dhe muslimanët.
Pastaj shejkhu i nderuar e tij tërhoqi vërejtjen nga ajo që i godet shumë njerëz, e që është frika nga humbja, dhe se kjo ndodhë për shkak të gjynaheve, duke e vërtetuar se xhihadi është çiftëzim midis sprovës dhe durimit (sabrit), prandaj shpirtërat besimtarë dhe të bindur në Premtimin e Allahut nuk i godet ata një frikë e tillë, e as dëshprim apo humbje shprese, e veçanërisht kur e sheh se flamuri i xhihadit është ngritur dhe muslimanët po luftojnë për ta ngritur lart Fjalën e Allahut.
Shejkh Umeri tha se xhihadi në vetveten e tij është krenari për ummetin për shkak se përmban në veten e tij sprovë dhe për shkak se bien në të shehidë (dëshmorë), duke marrë për bazë Fjalën e Allahut rreth kësaj: “… Sikur të donte Allahu, do t’i shkatërronte ata, por Ai dëshiron t’ju sprovojë juve me njëri-tjetrin. Ai nuk ua humb veprat atyre që vdesin në rrugën e Allahut. Ai do t’i udhëzojë ata, do t’ua përmirësojë gjendjen dhe do t’i shpjerë në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë,” duke treguar se popujt e tjerë, qoftë edhe jomuslimanët, e dinë se lufta për të mbrojtur popullin dhe vatanin është prej veprave më fisnike përkundër humbjeve dhe dëmeve që ndodhin. E si është puna me ata që luftojnë në rrugën e Allahut dhe për të ngritur fjalën e Tij!
Shejkh Umeri gjithashtu tha: “Me xhihadin kam për qëllim xhihadin e vërtetë për të cilin nuk ka pikë dyshimi, e jo për atë që ndodhë në disa vende dhe quhet xhihad ndërsa në realitet nuk është xhihad; E as atë që veprojnë disa njerëz në vendet Islame duke kryer shpërthime (eksplodime) duke pretenduar se janë duke bërë xhihad.” Duke vërtetuar se fitorja vjen përmes vërtetësisë dhe sinqeritetit tonë, edhe nëse nuk realizohet takimi me armikun, duke u argumentuar shejkhu i nderuar me tregimin për banorët e shpellës, të cilët ishin disa të rinj të cilët Allahu i lavdëroi edhe pse ata nuk luftuan dhe nuk morën pjesë në ndonjë betejë, por ata ikën për ta ruajtur fenë e tyre dhe Allahu i lavdëroi ata dhe i bëri ata shkollë për ata që vijnë pas tyre.
Pastaj shejkhu i nderuar tërhoqi vërejtjen nga qëllimet e perëndimorëve me intervenimin e tyre në Siri duke u argumentuar se pushteti ka përdorur armë kimike, duke theksuar se Perëndimi nuk futet aty për tu ndihmuar të shtypurve por si përpjekje për të arritur interesat e tyre, duke përkujtuar se muslimanët në Sham po vriten për çdo ditë me qindra dhe bota nuk ka ndërhyrë, mirëpo kur Perëndimi e pa se muxhahidët po përparojnë në Guta dhe Damask filluan të bëjnë përpjekje që të ndërhyjnë nga frika se mos muxhahidët po triumfojnë.
Shejkhu i nderuar gjithashtu bëri shenjë kah qëndrimet tolerante të Rusisë dhe Iranit ndaj kërcënimeve të Perëndimit me goditje ndaj pushtetit Nusajrij në Siri, edhe pse mu ata kanë qenë duke mbrojtur pushtetin plot dy vite me radhë; duke bërë të qartë se këtu ka argument të qartë se armiku i përbashkët për të gjithë këta janë muxhahidët e Shamit, ndaj të cilëve bota filloi të kundërvihet nga frika se mos këta po përparojnë dhe po triumfojnë.
Pastaj shejkhu, duke qëndruar në hijen e këtyre ngjarjeve, pohoi se me të vërtetë fitorja është duke ardhur me lejen e Allahut dhe triumfi është në anën e muslimanëve edhe nëse nga jashtë duket ndryshe. Edhe nëse marrim parasysh atë që është shfaqur prej fitoreve të armiqve të Allahut në disa situata, duhet ta dimë se këto fitore të tyre nuk do të zgjasin, përkundrazi aty ka mirësi për muslimanët, duke qenë se nga këto situata muslimanët kanë marrë mësime dhe përvoja.
Shejkhu i nderuar pohoi se është detyrë e të gjithëve ndihma me atë që ata kanë nevojë në këto mejdane duke ndihmuar vëllezërit e tyre në rrugën e Allahut, secili sipas mundësisë që ka, dhe tërhoqi vërejtjen nga dezertimi i tyre, ashtu siç theksoi edhe domosdoshmërinë e ndreqjes së mendimit për Allahun e Lartësuar dhe bindjen se Ai do ti ndihmojë muslimanët, të sinqertët dhe të durueshmit.

 

Nasir el Umer

Perktheu, Hekuran Helshani

tezkije.com/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit