1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Lëvizja Gylen nuk është fetare, por organizatë terroriste

Më të lexuarat

Ish-shefi i policisë Avci për AA shpjegoi se populli i Turqisë ka kuptuar se organizata e cila ishte paraqitur si komunitet besimtaresh, në realitet është një strukturë e përfshirë në rrjetin e krimit dhe të keqes.

anefi-111-rezztr-57745628Ish-shefi i policisë turke, Hanefi Avci, deklaroi se organizata terroriste FETO/PYD, ose e ashtuquajtura “struktura paralele” e drejtuar nga Fethullah Gyleni, është e përfshirë në aktivitete kriminale dhe se nuk do të jetë e lehtë për ta mposhtur, por ai shpreson se qeveria e re do të intensifikojë procesin e luftimit të kësaj organizate, Anadolu Agency (AA).

Zyra e prokurorit dhe gjykatat e Republikës së Turqisë drejton disa procese gjyqësore kundër Fetullah Gylenit dhe lëvizjes së tij joformale të njohur si Hizmet (Shërbimi) e cila në disa institucione shtetërore kishte infiltruar anëtarët e saj duke formuar “strukturat paralele” dhe kështu u përpoq duke abuzuar me detyrat të destabilizojë vendin dhe të bëj grusht shteti.

Ish-shefi i policisë Avci i cili është njëri nga disa zyrtarë turq të cilët ishin viktima të proceseve të montuara të “strukturave paralele”, në një intervistë me gazetarin AA shpjegoi se populli i Turqisë ka kuptuar se organizata e cila ishte paraqitur si xhemat apo komunitet besimtaresh, në realitet është një strukturë krejt ndryshe e përfshirë në rrjetin e krimit dhe të keqes.

“Shoqëria në fillim këtë organizatë e konsideronte si komunitet fetar dhe nuk e ka parë fytyrën e saj të vërtetë. Me kalimin e kohës, njerëzit e kuptuan se çfarë në të vërtetë punon kjo organizatë në vend. Të gjitha detajet rreth kësaj organizate asnjëherë nuk ju treguan publikut, kurse njerëzit vërejtën se ka mospërputhje dhe e kuptuan se është vetëm një grup që prezantohet si xhemat, dhe se në fakt është një strukturë shumë më komplekse e përfshirë në shumë gjëra. Akoma nuk është zbuluar e gjitha sepse procedurat gjyqësore janë ende në fillim, kurse hetimet po kryhen kryesisht në fshehtësi. Jam i bindur se komuniteti në muajt e ardhshëm do të shoh fytyrën e vërtetë të kësaj strukture”, thotë Avci.

Duke theksuar se proceset e montuara dhe përpjekjet e destabilizimit të Turqisë “struktura paralele”, u përpoq ti kryejë në mënyrë profesionale që shikuar me syrin laik duken klasike “qesharake”, Avci thotë se në këtë zinxhir të tradhtive, intrigave dhe mashtrimit nuk do të mjaftonte të shkruhen disa libra, por duhet të jetë edhe temë për xhirimin e shfaqjeve teatrore dhe filmave, ashtu që njerëzit do të njihen për së afërmi me efektin e këtyre strukturave.

Po ashtu edhe ish-zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Turke, Emin Arslan, gjithashtu tha se lufta kundër “strukturave paralele” sapo ka filluar dhe kjo është e ndërlikuar për shkak se ajo është një organizatë që ka depërtuar si kanceri në të gjitha qelizat e aparatit shtetëror.

Arslan paralajmëroi se një numër i madh i “militantëve” organizata i fsheh në mbarë botën dhe se ata kontaktojnë me një rrjet të madh të politikanëve, biznesmenëve dhe të mediave në Turqi, duke shtuar se duhet zgjidhur çështjen edhe me të gjitha degët e “strukturave paralele” jashtë vendit.

“Aktualisht në përputhje me mundësitë e vendit po zhvillohet luftë efektive kundër këtyre strukturave armiqësore kurse hetimet për lidhjet e tyre jashtë vendit do të zgjerohen edhe më tej. Po të mos ishte nisur kjo luftë, unë së bashku me shumë të tjerë do të vazhdoja të qëndroja në burg, për shkak të intrigave dhe komploteve të organizatës”, tha Arslan.

Arslan më tej argumenton se “strukturat paralele” për të arritur qëllimet e tyre në të gjitha mënyrat ka abuzuar me të gjitha ngjyrat, fetë dhe ideologjitë dhe shton se në karrierën e tij 42-vjeçare të shërbimit nuk kamë parë një rrjet të tillë strukture të organizuar.

Duke theksuar se në luftën kundër “strukturave paralele” duhet të bashkohet qeveria dhe opozita në Turqi, Arslan tha se kjo luftë duhet të marrë rrugën ligjore dhe juridike me provat materiale, dhe jo në mënyrat e paligjshme dhe të montuara siç ishte përpjekur kjo organizatë për të rrëzuar institucionet.

Ish-shefi i policisë turke të Departamentit të Inteligjencës, Sabri Uzun pohon se “strukturat paralele” në asnjë mënyrë nuk është lëvizje fetare, por një organizatë terroriste, për të cilën popullit në Turqi dhe në pjesët tjera të botës duhet t’iu thuhet haptazi.

Duke theksuar se ajo është një organizatë terroriste në Turqi, Uzun paralajmëron se kjo mund të shndërrohet në një organizatë ndërkombëtare terroriste duke ndërmarrë aktivitete me të rinjtë dhe studentët që i kanë edukuar në mbarë botën.

“Nxënësit në këto shtëpi mësohen për të mos menduar me kokat e tyre. Për ata mendojnë eprorët e tyre, dhe për ta përsëri ata mbi ta. Kulmi i organizatës e ka statusin e mendimtarit, e cila përsëri mendimtarin e konsideron kryesisht si lider të lëvizjes që quhet imam. Pra, një person mendon për të gjithë në organizatë. Një mjedis i tillë nuk është i përshtatshëm për Islamin dhe demokracinë”, tha Uzun.

Uzun tha se nuk ka ndjenjë të hakmarrjes dhe ndëshkimit, por për të krijuar një kuadër ligjor që do të mbronte vendin dhe të rinjtë duke i larguar nga organizata terroriste dhe kriminale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit