8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lëvizja BESA: Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Më të lexuarat

Me rastin e 8-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Lëvizja BESA ia uron këtë ditë gjithë popullit të Kosovës, por edhe gjithë shqiptarëve anembanë, duke rikujtuar se kjo datë do të mbetet edhe gjatë kohë si kthesa më e madhe e historisë shqiptare në shekullin e ri.

Përveç kësaj, BESA rithekson se shtetësia e Kosovës është përpjekje e shumë brezave dhe jo vetëm e shqiptarëve të Kosovës, andaj ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që të kemi një Kosovë të suksesshme, stabile dhe të fuqishme.
Për këtë arsye, kur sot në Kosovë – përveç kremtimeve – organizohen edhe protesta, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që, qoftë duke qenë në anën e pushtetit ose duke e shprehur vullnetin e lirë demokratik për të protestuar, ta kenë kujdes këtë amanet të brezave dhe mos të lejojnë që pasardhësit t’i gjykojnë për dështimet që sot mund t’ia shkaktojnë Republikës.
Urime 17 Shkurti dhe gjithmonë festofshim në paqe e liri!
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit