10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lëvizja BESA: Krimi ekologjik që Komuna Saraj ua bën banorëve të vetë!

Më të lexuarat

Lëvizja BESA, përpos ndërrimit të strukturave politike të inkriminuara, të shantazhuara e të korruptuara, synon edhe ngritjen e vetëdijes ekologjike dhe pastrimin e ambientit, njëherë e përgjithmonë gjithandej ku ajo vepron.

Me këtë rast, ne si Lëvizje ndihmojmë dhe përkrahim çdo nismë ekologjike në këtë drejtim, ndërsa kundërshtojmë ashpër çdokënd që me ose pavetëdije e dëmton ambientin jetësor.
Ka një kohë të gjatë që aktivistët tanë nga Komuna e Sarajit alarmojnë që vetë kjo komunë, e cila drejtohet nga kuadër i BDI-së, thuajse për çdo ditë mbeturinat e mbledhura nëpër vendbanime, në vend se t’i dërgojë në depozitë përkatëse – aty ku paguhen t’i dërgojë, ajo i hedh mbeturinat pranë lumenjve Vardar dhe Treska, si dhe në shumë lokacione tjera në territorin e Komunës.
Një pjesë të mbeturinave i djegin, duke e dyfishuar kështu dëmin ndaj ambientit jetësor, një pjesë tjetër e mbulojnë në tokë me ekskavatorë, ndërsa pjesën më të madhe thjesht vetëm e hedhin ku të munden. Këto “bomba” ekologjike, përpos që e dëmtojnë rëndë ambientin dhe lumenjtë, aq më shumë i dëmtojnë ujërat nëntokësore, që pastaj banorët e kësaj ane i shfrytëzojnë nëpër shtëpitë e tyre.
Kjo injorancë dhe ky helmim është i kushtueshëm edhe sot, por e ka çmimin e vet edhe për pasardhësit tanë, sepse veprime të këtilla ose i kemi peshqesh nga pakujdesia e kryetarit të Komunës ose bëhen me qëllim të abuzimit me mjetet financiare, që qytetarët i paguajnë për mbledhjen e mbeturinave.
“Bombat” ekologjike nga mbeturinat e kemi detyrim të patjetërsueshëm t’i pastrojmë, pasi nga pamjet e mëposhtme do të skandalizoheni se për çfarë dëmi ekologjik bëhet fjalë.
Këshilli Komunal i Lëvizjes BESA në Saraj i bën thirrje Komunës së Sarajit që t’i ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme për pastrimin e mbeturinave gjithandej Komunës. Nëse nuk ndodh kjo, ne do të jemi të detyruar të ndërmarrim aksione të tjera në të mirë të mbrojtjes së qytetarëve të Sarajit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit