10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Lëvizja Besa: Kodra e Diellit, në gjendje të mjerueshme

Më të lexuarat

Lëvizja Besa ka reaguar ndaj lënies pas dore të Kodrës së Diellit. Të rinjtë e kësaj Lëvizjeje kanë akuzuar Qeverinë se po bën vetëm premtime boshe, ndërsa teleferiku me gjashtë ulëse, sipas tyre, po mbahet peng, me qëllim që e njëjta të lëshohet në fushatë parazgjedhore dhe të keqpërdoret për qëllime të përfitimit të votave.

Për vite me radhë nga komuna e Tetovës, dhe Qeveria kemi dëgjuar premtimet për një parking shumë katesh në Kodër të Diellit, për një infrastrukturë më të mirë, për një investim në lagjen e Vilave por, përveç fjalëve boshe, asgjë më shumë nuk është bërë, madje as që reklamohet kjo pikë turistike nëpër ueb faqet e Qeverisë, siç reklamohet Mavrova. Andaj, ne si Lëvizje BESA, kërkojmë nga Qeveria që të mos manipulojë me banorët dhe vizitorët e Kodrës së Diellit sepse atë që e proklamojnë vetë, drejtësinë, pas 12 prillit do i gjej të përballur edhe ata”-pohoi Sali Mustafi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit