11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Lëvizja BESA dridh Bejtën, Taravarin dhe Memedin në Gostivar?!

Më të lexuarat

Lëvizja BESA dega Gostivar përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook, njofton se për 2 muajt e fundit diku mbi 450 anëtarë kanë “vërshuar” Lëvizjen BESA, ku janë themeluar 27 nëndegë dhe 13 nëndegë janë në pritje, duke ju bashkuar Profesor, mjek, biznesmen e afarist, ku priten së shpejti edhe anëtarësime të reja në këtë degë.

“Në degën e Lëvizjes Besa në Gostivar antarësohen mbi 450 anëtarë të rinjtë. Ne mundohemi të ju dëshmojmë se angazhimi jonë politik është një shoqëri me individë mirë të edukuar e të arsimuar, profesionalisht dhe intelektualisht të ngritur, me jetë të pasur kulturore-shpirtërore, të prirë të krijojnë familje të shëndosha dhe që kujdesen për të mirën e njeriut dhe të ambientit që i rrethon. E mira fillon me individin, zgjerohet me familjen, ndërtohet me kombin, kultivohet në shoqëri dhe reflektohet në ndërtimin e shtetit. Lëvizjes BESA – dega Gostivar, vetëm për 2 muajt e fundit i bashkëngjiten mbi 450 anëtarë të ri, me entuziazim dhe elan, Mjekë të dëshmuar, Profesorë të lëmive të ndryshme, Arsimtarë, Mësues, Studentë, Biznismenë, Tregtarë, Esnaf, Zanatëci, Sportistë, Artistë, Punëtorë, dhe shumë të ri e të reja. Krahas riorganizimit të këshillave vendorë që tash janë 27 priten të themelohen edhe 13 të reja ku numri i përgjithshëm do të jetë 40 këshilla vendorë me nga 19 antarë në kryesi. Kjo lë përshtypjen se Lëvizja BESA në Gostivarë do të jetë tepër e fuqishme. Anëtarët e ri që na bashkohen shprehen se ” kjo parti synon të jetë zëri i arsyes dhe ndërgjegjes në shoqërinë tonë. Ata Lëvizjen Besa e shohin se është sinonim i premtimit që nuk tradhtohet me asnjë çmim, se mirëqenia e njeriut është më e rëndësishme se secili pushtet tjetër. Lëvizja BESA synon ta sensibilizojë dhe alarmojë shqiptarin e Maqedonisë, por edhe secilin qytetar tjetër në këtë vend, për pabarazinë, padrejtësinë, mungesën e demokracisë dhe të lirisë në këtë vend.

Ju bëjmë ftesë të gjithë atyre qe duan të bashkëngjiten dhe kontribojnë në këtë rrugë dyert e partisë BESA janë të hapura” thuhet në komunikatën e lëshuar nga Lëvizja BESA Gostivar.

Share
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit