9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Lëvdata të mëdha për Sadikun

Më të lexuarat

Armando Sadiku ka qenë edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij Lugano.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka shënuar një tjetër gol me Luganon duke i siguruar fitoren 0-1.

Shqiptari shënoi në minutën e 65-të, duke i dhuruar tri pikë tejet të rëndësishme Luganos në luftë për ekzistencë ndaj St Gallen.

Ka qenë presidenti i klubit, Angelo Renxeti që ka lavdëruar shumë sulmuesin nga Elbasani pas ndeshjes.

“Ai është një lider i vërtetë dhe një qendërsulmues i mirëfilltë. Ka bërë një gol të pamundur dhe vetëm pesë minuta më parë ka gabuar një pasim të thjeshtë duke e hedhur topin pesë metra para”.

“Sadiku, kur ka topin në këmbë dhe ka mundësinë të gjuajë instinktivisht, është i pandalshëm. Pastaj është gjithmonë , është gjithmonë prezent, është gjithmonë aty”, është shprehur presidenti i Luganos, Angelo Renxeti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit