13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Letra e të riut francez i cili u mjekua në spitalin Islam në Endeluz.

Më të lexuarat

Të nderuar lexues, nuk ka dyshim se ajo që do të duhej të ndodh pas leximit të kësaj letre është derdhja e lotëve, për shkak të gjendjes së muslimanëve sot pas asaj që dikur ishin udhëheqës ndaj kombeve të tjera në rrugën e shkencore, morale dhe kulturore prosperitet të civilizimit dhe progresit.

Domethënë, kjo është një letër e një francezi të ri, i cili u trajtua në një spital islam në Endelus, të cilin ai i dërgoi babait të tij në Paris rreth një mijë vjet më parë. Ky djalosh i ri francez shkroi:

“Babai im i dashur! Ju përmendët në letrën tuaj se do të më dërgoni disa të holla për trajtimin tim, por nuk më duhen fare paratë, sepse trajtimi në këtë spital Islam është gratis. Dhe jo vetëm kjo, por spitali u paguan çdo pacienti në trajtim para në vlerë prej 5 dinarë ari, dhe u jep rroba të reja, kur ata largohen nga spitali, në mënyrë që të mos duhet të punojnë gjatë periudhës së rehabilitimit.

Babai im i dashur! Nëse dëshiron të më vizitosh, do të më gjesh në Departamentin e Kirurgjisë dhe Trajtimit të Inflamacionit Reumatik të Nyjeve. Përveç dhomës sime ka një bibliotekë dhe sallë leximi ku mjekët takohen çdo ditë dhe dëgjojnë ligjërata nga profesorët e shkencave mjekësore.

Departamenti i Gjinekologjisë dhe sëmundjes së grave ndodhet në anën tjetër të oborrit të spitalit dhe burrat nuk lejohen të hyjnë në të.

Në anën e djathtë të oborrit të spitalit është një sallë pritjeje e madhe (ku janë disa pajisje të shërbimit intenziv), ku pacientët kalojnë kohën gjatë shërimit të tyre, dhe një sallë pritjeje ku ka një bibliotekë të pajisur me pajisje këndimi .Babai im i dashur! Çdo pikë dhe çdo vend në këtë spital është shumë i pastër, dhe shtrati dhe jastëkët në të cilën ne bëjmë gjumë janë të garzë pambuku nga Damasku, ndërsa mbulesat janë bërë prej kadife dru i butë.

Të gjitha dhomat e spitalit janë të pajisura me ujë të pastër, i cili realizohet me tuba të veçanta, dhe në çdo dhomë ka një stufë zjarri për ditët e dimrit.

Sa për ushqim, ne kryesisht hamë mish pule dhe lloje të ndryshme të perimeve, kështu që disa pacientë nuk duan të largohen nga spitali për shkak të ushqimit të shijshëm “.

(Burimi:. Amir Arshad Xhafer, Et-Tefevvuk el-fil ilm al-Islam, Muessesa al-vizatim, Beirut, 1990, p 52.) përktheu në boshnjakishte Abdusamed Nasuf Bushatliç

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit