1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Letërkëmbim mes gruas dhe burrit

Më të lexuarat

Gruaja e dashur!

Dialogu mes dy bashkëshortëve është i kërkuar me qëllim që të pengohet problemi para se të ndodh e kur të ndodh të shërohet. Kam shënuar disa pika në të cilat ti je në të drejtë. Besom, çdo herë hetoj gabimin tim. Pasiqë të lëndoj me fjalë, pendohem për këtë, mirëpo më vjen rëndë të arnoj këtë rast, për këtë edhe heshti! Ndodh që disa herë të dalin nga unë shprehje që su jap rëndësi, mirëpo të dëmton dhe t’i lëndon ndjenjat! Ska dyshim se ti je “ibrik qelqi” me të cilin duhet vepruar butë, siç është përmendur në hadith

Mirëpo, ti oj nëna e fëmijëve të mi, i shikon grimcat te unë e veprat e mëdhaja te ti nuk i sheh!

Këtë deodoran të mirë nuk e përdor në shtëpi përveç në raste të veçanta, kurse në raste normale nuk e përdor. Kam dëgjuar shokun tim në pune se kur niset për në xhuma gruaja e vet e parfymos me parfym të mirë. Kështu vepron çdo xhuma.

Sa i përket veshjes, mendoj se kam drejt ta polemizoj. Harxhojme shuma të mëdha për blerje të fustaneve dhe fundeve të ndryshme, mirëpo unë nuk po shoh tragjet e kësaj vepre në këtë fole tonën të vogël. Nuk i shoh këto rroba përveç në rast kur dalim të vizitojmë ndokend ose të marim pjesë në ndonjë gosti. Pastaj ku janë ato stoli të fytyrës dhe parfyme të shtrenjta që i blenim prej çasti në çast? Shum pak po i përdorë! Disa herë shikoj në flokët e tua e i gjej të pa krehura! Plot krehër kemi, mirëpo dora yte sikurse nuk mundet ti arrinë. Ti je tërheqëse natyrisht, mirëpo zbukurimi yt i nxjer në shesh bukuritë tuaja, më bën të gëzuar kur të shoh të tillë dhe më afron edhe më tepër. Nëse të them se “orizit i mungon kripa” do të tregohesha njeri që i zmadhon gjërat dhe e kundërshton realitetin, mirëpo mesazhi nga truri i brendshëm thotë “marëdhënjes tonë i mungon kripa”. Kuptoje oj bijë hallalli.

Buri im i dashur!

Mbrëmë ishin familja yte dhe u lodha duke pregaditur darkën. Një ditë e plotë para se të vijnë pregadita ushqime dhe ëmbëlsira të lloj-llojshme.

Para se të vijnë familja yte parfymosa shtëpinë, e kur erdhën nuk munda të ulem me to ngase isha e zënë duke u shërbyer dhe nderuar. Këtë e bëra ngase e kam obligim. Ndihem krenare dhe jam e kënaqur që kam kryer këtë detyrë.

Mirëpo prej ty buroi diç që shum më lëndoi. The se “orizit i mungonte kripa” edhe pse familja yte të gjith ishin të mendimit se ishte klasë e parë! The se restoranti që është pran neve sarmën e bënë më të mirë, nuk të mjaftoi kjo, por kur pruna çajin the se paska sheqer shumë, kurse nëna dhe motrat e tua nuk vërrejtën një gjë të tillë. Pastaj, ti vet kërkove sheqer që ta ëmbëlsosh çajin, mirëpo pastaj ndrove mendimin dhe përfundove se sheqeri mjafton! E kur të thash unë në mahi: mjafton të fus gishtin tim në çaj që të ëmbëlsohet, ma ktheve me ftohtësi: bjere sheqerin dhe lëre at muhabet të zbrazt!

Buri im problemi qëndron në faktin se kjo nuk është hera e parë që ti sjellesh me mua kështu. Kjo u bë sjelle e vazhdueshme te ti. Asgjë prej asaj që ta ofroj dhe punoj nuk të pëlqen. Shpesh herë më ngushton duke thënë se ushqimi i fulanes është më i mirë se ushqimi im, edhe pse sipas dëshmisë së shumë grave jam amvise fantastike!

Po edhe nëse me të vërtetë nuk të pëlqen diç, më e arsyeshme është që këtë mos ta shprehish para ndokujt. Ma thua mua në sekret, me qëllim që të mi ruash ndjenjat dhe në shenje respekti ndaj mua. Pasiqë shkuan familja yte duke më akuzuar më the: Pse nuk stolisesh për mua? A nuk e din se unë sa dola nga kuzhina ku kalova gati tërë ditën?Buri im i dashur, dije se un jam njeri e nuk jam robot të cilin e udhëheqë si don ti. Pastaj pse nuk pyet veten tënde pse nuk ishe i ndrequr aq sa duhet, era e ushqimit dilte prej teje. Pse edhe ti nuk zbukurohesh!?


marrur nga revista “El-Usre”,

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit