Letër nga Wuhan

0
67

“Me koronavirus, kurrë nuk kemi qenë më keq”

Regjisorja e dokumentarëve, e cila banon me familjen e saj në Wuhan, epiqendra e epidemisë, ka publikuar një letër më 24 janar në ekuivalentin kinez të Twitter–it – Weibo, në të cilën ajo rrëfen jetën e saj të përditshme dhe kritikon mënyrën me të cilën autoritetet e vlerësuan krizën shëndetësore. Po e sjellim më poshtë.

Ai Xiaoming*

Neswr (sot) është Viti i Ri Kinez (e shtunë 25 Janar). Wuhani nuk ka qenë kurrë më keq. Duhej të ishte koha kur po mblidheshim për të festuar Vitin e Ri, por festimet e shumta familjare sapo janë anuluar.

Kam parë dje pamje nga qyteti i ndaluar. Në to diku shfaqen policë dhe ushtarë me një fytyrë të ngrirë, e diku kalimtarë të dëshpëruar. Në video, dëgjohen zëra me theks nga Wuhani duke thënë: “Shiko! Është hera e parë në këto njëqind vjet që kalimi për në Hankou është ndaluar”. Kalimtarët ndjehen të shqetësuar. Ata kanë përshtypjen se historia po tingëllon me këmbana alarmit.

Unë gjendem në rrethin Jiangxia, i cili është afro 40 kilometra larg stacionit të trenit Hankou (Wuhani është8.500 km2). Nuk mund të shkoj atje, por mbaj mend se çfarë ndodhi me migrantët që donin të kalonin festimet e Vitit të Ri në fshatin e tyre në 2008 dhe që u bllokuan në atë zonë nga reshjet e jashtëzakonshme të dëborës në brendësi të vendit. Kështu që unë mund ta imagjinoj nervozizmin e të gjithë këtyre njerëzve që janë duke qëndruar në Wuhan dhe nuk kanë më mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre. Qeveria e mori vendimin brenda natës: qyteti është i mbyllur. Por tani, si do të bëjmë? Si do ta kalojnë festën e Vitit të Ri?

Mjekë të tensionuar
U largova nga Wuhani dhe erdha në fshat më 16 janar. Në atë kohë kishte zëra për një formë të pneumonisë, por unë nuk ukushtova shumë vëmendje. Më 18, dy shoqe më lajmëruan urgjentisht: njëra më tha që stafi i spitalit kishte filluar që tësëmurej, dhe se ky ishte një informacion i brendshëm dhe ajo më dwrgoi edhe fotot. Duke qenë se mendoja se kishim të bënim me një rast të jashtëzakonshëm, vazhdova të ndihem e shqetësuar. Nuk e prisja që më 20 janar lajmet nuk do të mund tëcensuroheshin më.

Papritur, të gjithë ishin të mbërthyer nëpër celularët e tyre duke kërkuar për lajme, artikuj, foto dheinformacione … Më 23 janar, ne ende nuk e dinim se sa shumënjerëz po rrjeshtoheshin nw radhw para spitaleve, duke shpresuar se duke atje do të mund të trajtoheshin. Unë madje pashë mjekë që po ezauroheshin nga nervat dhe po çmendeshin… Sapo filluam të merrnim informacionet, lajmet u përkeqësuan. Pavarësisht kësaj situate, ata që mbajnë pushtetin këtu duket se vuajnë nga një sëmundje tjetër. Pavarësisht nga rrethanat, pavarësisht nga e vërteta apo gënjeshtra, duhet të jepen vetëm informacione pozitive. Nëse nuk ka asnjë të tillë, ne do t’i shpikim ato. Dhe nëse u themi atyre se kjo nuk shkon, ata nuk ndryshojnë linjë.

Na është thënë se një gjarpër apo mi ka qenë shkaku i gjithë kësaj, por tani njerëzit e Wuhan nuk janë vetë shumë më ndryshe nga minjtë. Mbi kokat e tyre, kudo, detektorë që lëvizin. Në rrugët e qytetit, kudo janë hapur gropa në asfalt për të parandaluar hyrjen ose daljen e automjeteve që dëshirojnë të qarkullojnë nëpër Wuhan, ose edhe më keq, që duan të shkojnënë fshatrat përreth. Gjatë tërmetit të Sichuan, të gjithë thanë me vete larg Sichuanit … Tani, është krejt e kundërta: Wuhanasit janë bërë viruse në lëvizje që duhet të bllokohen plotësisht. Shikoni njoftimet që shfaqen në të gjitha mediat e globit: kaq udhëtarë nga Wuhani kanë zbritur në këtë vend. Dhe asnjë prej tyre nuk e konsideron faktin se ata janë qenie të pafajshme!

Sigurisht, nuk e di nëse unë jam infektuar apo jo. Por, pas momenteve të para të panikut, pasi kalova tre ditë duke provuar të marr shumë masa, si maska, disenfektim me alkool në 90°, dezinfektues dhe ilaçe të tjerë bazë, po përpiqem të gjej ritmin e një jete normale. Askush nuk mund të durojë një kohë të gjatë duke qëndruar në panik. Po në çdo rast, paniku nuk duhet të na pengojë të marrim përsipër përgjegjësitë tona të përditshme. Gruaja e një shoku të ngushtë ishte infektuar, por ajo nuk munditë shtrohej në spital. Ajo po trajtohet e mbyllur në shtëpinë e saj.

Tre breza jetojmë së bashku
Përveç kësaj, të gjithë po qëndrojnë në pritje. Do të ketë edhe më pak njerëz me pushime se zakonisht: punonjwsit e sigurisë publike, ushtarët, personeli mjekësor, farmacistët, nuk mund të largohen nga puna. Unë, që tani jam amvisë, nuk mund të jem pushim. Ne jemi tre breza që jetojmë së bashku. Më e vjetraështë 96 vjeç. Ajo nuk mundet të ngrihet nga shtrati qw prej disa vitesh. Kështu që ka një person që vjen pwrditw për t’u kujdesur për të … Unë duhet të sigurohem që askush nuk është i kontaminuar (përfshirë edhe tre macet tona).

Kështu, të gjithëpersonat e brezit tim (Xiaoming është lindur më 1953) nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë të kryejnë punët e tyre, më të rinjtë nuk do të jenë në gjendje të kthehen normalisht në vendet e tyre të punës, dhe personat e moshuar nuk do të vazhdojë të jetojnë të qetë për ca kohë.

Por si një kontribut për shoqërinë puna e secilit ka vlerën e vet. Personat që i trajtojmë siç duhet nuk do të shkojnë në spital. Kjo do të lirojë një shtrat, dhe mund të thuhet se kështu indirekt po kontribuojmë në luftimin e epidemisë, edhe pse mund të kemi mbetur kilometra larg shtëpisë!

Le Monde

*Ai Xiaoming është një autore dokumentarësh. Lindur në Wuhan më 1953, kjo akademike dhe feministe ka qenë profesore në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Kineze dhe drejtore e Departamentit të Letërsisë Krahasuese në Universitetin Sun Yatsen në Guangzhou. Përveç kërkimeve të saj për gjendjen e grave, kjo intelektuale njihet për dokumentarët e saj, të cilët janë të ndaluar në Kinë, të cilët kanë të bëjnë veçanërisht me dhunën ndaj grave, mbi vështirësinë e të jetuarit me SIDA, mbi pasojat dramatike të tërmetit në Sichuan etj. Në vitin 2010, ajo ka fituar Çimimin Simone de Beauvoir për lirinë e grave.