11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Letër nga varri

Më të lexuarat

“Tani është viti 2083. Ti dhe unë jemi të mbuluar nga një vello e harresës. Qysh moti, më të afërmit tone kanë pushuar së dërguari selame dhe Fatiha. Ata janë të preokupuar me vetveten dhe me të dashurit e tyre.
Ndonjëherë kthehet ndonjë kalimtar dhe të gëzon me selam dhe dua. Nishani yt (i varrit) në të cilin qëndron emri dhe viti yt i lindjes 1991, është rrënuar në masë të madhe dhe mezi shihet nga bari dhe therrat.
Po, edhe unë edhe ti kishim dashur dhe ishim të dashur. Plotë 60 vjet kemi qenë të dashur. Nuk janë më as ata, secili po argëtohet me vetveten.
Tash, unë shkurtimisht do ta tregoj gjendjen e tanishme në “shtëpinë time”.
Meqe isha mëkatar i madh çdo natë, çdo mëngjes në varrin tim mua më tregohet vendi im në xhehenem dhe vazhdimisht përzhitëm. Rregullisht më rrahin me çekan hekuri. Për këtë ndonjëherë do të flasim në detaje. Derisa unë isha në mesin tuaj shumë i kam dashur kafshët, kështu që edhe këtu tani për çdo ditë më viziton një gjarpër i madh i cili më masakron.
Për pak harrova t’i përmendi edhe miqtë e mi krimbat dhe urithat. Eh sa shumë po më duan ata mua. Aq shumë jam i këndshëm dhe i ëmbël për ta saqë më ka mbetur vetëm pjesa e (mbi)bishtit.
Sa i mjerë dhe i pafuqishëm që jam, ah sikur të kisha vetëm një minutë në dunja, vetëm t’i fali dy rekate (namaz), mirëpo ky është vetëm mendim i dëshiruar.
Në vitin e largët 2017, më kujtohen ato vite rinore: lëkura e butë, pamja mahnitëse, plotë fuqi, energji … jam kënaqur me të mirat e dunjasë, të gjitha këto, në fakt kishin qenë kurth, në të cilin kam ra dhe jam shkatërruar, kurth i cili më largoi nga e Vërteta dhe Zoti im. Daljet e rregullta me më të preferuarit, muzika, shokët, kujdesi rreth shkollës, vrapimi për pozitë sa më të mirë dhe për punë më të mirë. Lënia nënën vetëm, mos bindja për babanë, fjalët e shëmtuara, shpërfillja e jetimëve, përqeshja e më të dobëtve se unë, ngritja mbi të gjithë, shpejtësia, automobili. Kam menduar se njerëzit të cilët falin namaz janë të modës së vjetër, kam menduar se vdekja nuk është e vërtetë, i kam kënduar të gjitha llojet e këngëve që emitoheshin në televizion dhe kënaqesha me to.
Ato tekste më preknin, kam menduar se ai ishte kulmi i jetës, kam qenë kryesori në koncerte, më kujtohet edhe e dashura ime të cilën unë e kam dashur me të vërtetë dhe për të kam jetuar. Pesë vjet të plota jemi zbavitur, në kuptimin e vërtetë të fjalës, jemi argëtuar, shejtani gjithçka që nuk vlen na e tregonte të bukur. Pastaj, vetëm kemi shkuar në det, ajo rregullisht vinte në banesën time, ku këndshëm shoqëroheshim, unë shkojsha tek ajo, së bashku voziteshim rreth qytetit, vazhdimisht mbaheshim për dore dhe vepronim çdo gjë që e urren Allahu. Atëherë kam menduar se kjo jetë është e vetme, kurrë nuk kam menduar për vdekjen, unë kam menduar se në këtë botë kënaqesh, pastaj vdesësh dhe pushon poshtë, kënaqesh, larg nga të gjithë, dhe tani shiko se çfarë po ndodh me mua.
Pastaj jam martuar, por nuk kam qenë i mirë për gruan time, nuk e kam inkurajuar për t’u falur, apo për të kryer detyrat fetare, madje një herë për një kohë nuk kemi folur me prindërit e mi. Atëherë njeriu mendonte se gruaja e tij gjithmonë ka të drejtë, harron që nëna e ka bartur, mendon se ëmbëlsia është te gruaja, dhe ajo duhet të ketë të drejtë. Nëse zemërohesh me të, apo në qoftë se thua se nëna ka të drejtë, ajo do t’ju dënoj kur ju shkoni për të fjetur,nuk ka atë që ti e dëshiron, dhe çka di nëna, ajo sigurisht që është e vjetër dhe të prapambetur.
Ah sikur të kthehesha tani, që nënën time të vjetër ta puth, t’ia laj këmbët dhe t’ia plotësoj të gjitha nevojat e saj. Unë kurrë nuk isha bashkëshort i mirë, e kam dashur gruan time, por gjithmonë në rrugë kthehesha kah gratë e tjera, me shikim u folsha se sa janë të dëshirueshme, tani kjo po më shkatërron, ah sikur ta kisha ulur shikimin… ah sikuuuur, por nuk e bëra!
Dhe tani është vonë, për mua është tepër vonë, o ju që jeni ende gjallë, uleni shikimin, nuk e dini sa shkatërrues është shikimi i grave. Kurse ato zhvishen, mezi një veshje të paktë e kanë në veten e tyre, dhe njeriu nganjëherë duhet të shikojë, por ajo nuk është grua, ajo është djalli, dhe ai gëzohet kur ti e shikon atë, bëru më i mençur se ai. Le të jetë Allahu për ty më i rëndësishmi dhe kujtoje llogaridhënien dhe kujto si do ta kesh kur të gjithë shkojnë pas xhenazes tënde dhe kur do të mbetësh vetëm, andaj nuk mundesh këtë gjithmonë ta harrosh. Ah e mbaj mend kur unë dhe gruaja ime u kurorëzuam sipas sheriatit, dhe ai hoxha na dha kur’anin, ai është i shenjtë, atë nuk guxon askush ta prekë, ne muslimanët e kemi të shenjtë. E pata vendosur në një vend të veçantë, në vitrinë, aty e mbuloi pluhuri, askush nuk ka guxuar ta prekte, madje as unë. Ah sikur të dijsha se çka ka në të, sikur ta kisha hapur një herë kur’anin, ai tash do të më shpëtonte.
Këtu afër varrit tim është një grua e cila ka lexuar kur’an rregullisht, dhe tani asgjë e keqe nuk mund të afrohet tek ajo, e mbron atë leximi i saj i kur’anit, lum për të, ajo kënaqet, varri i saj është kopsht i xhenetit, i gjerë, i bukur, i ndritshëm, me aromë, ajo in sha Allah do të shkojë në xhenet, kurse unë çka të shpresoj?
Varri dhe jeta e varrit për të gjithë neve është një gjykim (kiamet) i vogël, dhe çka gjen këtu, do të gjesh edhe në Ditën e Kiametit. Unë nuk kam qenë baba i mirë, fëmijët nuk i dërgova në mekteb, kur më pyetnin për fenë, u thosha pyetne hoxhën dhe se tani nuk keni nevojë sepse jeni të vegjël për këtë. Ah sikur t’i kisha mësuar, tash do të më kujtonin dhe do t’i luteshin Allahut për mua, do të bënin dua për mua, dhe do të ndanin sadakë në emrin tim, do të lexonin kur’an, por ata i din vetëm disa këngë, të gjithë atyre që na kanë vrarë në luftë, ata nuk e dinë asgjë tjetër. Unë kam qenë armik i fëmijëve të mi, kurse tash ata janë për mua, kur unë bërtas për dua, ata nuk janë, ata qajnë, por kjo vetëm më rëndon, por ata nuk janë fajtor, unë jam fajtor… Dhe mbaroi, jeta ime mbaroi, unë jam fajtor që nuk jam përgatitur me kohë për varrin tim, por ju merrni mend, derisa ende keni kohë…
Dhe ja tani në vitin 2083, trupi im më nuk ekziston, është shkatërruar dhe është zhdukur kujtimi për mua sikur kurrë të mos kisha ekzistuar.
Të këshilloj ty që ende po e lexon këtë, varret tona le të janë miqtë tu më të mirë, sepse ne të përkujtojmë kur të harrosh. Ne jemi ligjëruesit tu më të mirë, dhe nuk flasim asgjë.
Ruajuni humbjes së kohës, juve ju ka okupuar televizori dhe facebook-u, kështu që nuk keni kohë për asgjë. Martonu sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse shejtani këtë nuk e pëlqen, falni namaz, lexoni kur’an, jepni sadakë edhe kur ju keni nevojë, sepse atëherë Allahu jep 10 herë më shumë, bëhuni të këndshëm dhe të mirë me fqinjët tuaj dhe gjeni sa më shumë miq në Islam, sepse ata mund të ju ndihmojnë shumë kur të vdisni, ata do të bëjnë dua për ju, kurse duaja për neve është shpëtim.
Ne këtu po ngulfatemi, kështu që kur dikush na dërgon ndonjë lutje, ajo na nxjerr lartë në sipërfaqe, njëjtë sikur kur dikush mbytet në det, kështu që kur del pak në sipërfaqe, e ka më lehtë, ashtu është edhe me ne, por mua kjo rrallë po më ndodh, sepse të gjithë rreth meje ishin miq të lidhur me dunja, miqtë që pinin alkool, që shkonin në diskoteka, ishin larg nga Allahu, ata ashtu formalisht kanë ardhur në xhenazen time dhe pastaj më kanë harruar.
Po kështu edhe juve të juajt do të ju harrojnë, ata ju duan tash sepse nga ju kanë interes, ruani ata që i frikësohen Allahut, ata janë miqtë tuaj më të mirë. Qëndroni sa më shumë nën këmbët e nënës, përkdhelni ato, bëni masazh, sikur ta dini sa e do këtë Allahu, duani, përqafoni, përkdhelni, ah sa e do Allahu respektin ndaj prindërve dhe kur ju jeni të mëshirshëm ndaj tyre.
Po, për fund të tregoj edhe këtë. Kam qenë tifoz i thashethemeve, andaj po të rrëfej për gjendjen e varrit fqinj me mua, fqinjit i cili ka ardhur së fundi. Tregohet se nuk ishte pastruar nga urina dhe po dëgjoj se po dënohet shumë ashpër. Sikur ju o njerëz të kishit mundësi të dëgjoni të gjitha do të bini pa ndjenja, do ta humbnit shëndetin. Kjo është kështu. Krejt çfarë kam unë tash është shpresa dhe mbështetja në mëshirën e Allahut. Ty po të këshilloj që ta shfrytëzosh këtë deklaratë që edhe ti nesër të mos bjen në gjendje të njëjtë.
Përshtati Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit