11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Letër motrave të paudhëzuara…

Më të lexuarat

Motra ime e nderuar… lexoje ngadalë këtë letër e shkruar për ty! Po të shikoj dhe habitem, asesi të të kuptoj.Përse motra ime po ecë me këmbët tua drejt zjarrit? Përse e nderuar nuk e ndryshon drejtimin?

Shikohu në pasqyrë, shikoje fytyrën tënde të lodhur dhe përkujto kur dikur ishte e bukur dhe e pastërt.

Shikoje shpirtin dhe shiko çfarë ke bërë me atë duke u munduar t’i imitosh ata të cilat nuk janë të denja për bukurinë tënde, ata të cilat nuk kanë dritë të Imanit, ata të cilat nuk na përkasin ne.
Motra ime e nderuar, kozmetika, pluhurat,buzëkuqat, rrobat joshëse dhe të gjitha ata gjërat e rrejshme të kanë shëndëruar në një karakter të filmave të pamoralshme në të cilën për çdo ditë i ndryshon rolet, por asnjërës nuk i përshtatesh.

Përpiqem të kuptoj pse aq shumë mundohesh të bëhesh si ata të cilat me hapa të sigurta ecin drejtë zjarrit të Xhehennemit? Përse e nderuar largohesh nga emri yt i bukur, përse emërohesh me nofka të fëlliqura dhe jomuslimane?

A më duket mua, apo ti me të vërtetë turpërohesh nga Islami e nderuar? A frikësohesh se do të thonë e “prapambetur” apo “ajo nga koha e Gurit”.

Motra ime e nderuar, përkujtoji ata ditë të bukura të mektebit. Përkujtoje kur nëna plakë të ka mësuar sure të shkurta dhe të ka shpërblyer me pemë të ndryshme, dhe ka vendosur para nën jastëkun tënd.
Kujto lumturinë tënde me mbulesë në kohën e Ramazanit dhe Bajramit..Nuk ka qenë ajo shumë kohë më parë, apo jo?! Kujto motër bukurinë e vërtetë, turpin në fytyrën tënde të bukur,frikën në zemrën tënde gjatë mësimit të shkronjave të Kur`anit, sytë e tu kur ke mbarur Hatmen e parë.Përkujtoje kënaqësinë dhe qetësinë, bukurinë e pastërt dhe fëmijërinë e pafajshme.

E nderuar, kthehu rrugës së drejtë, në të cilën me hapa të sigurtë do të ecësh drejt Xhennetit.

Kthehu Atij i Cili e pret kthimin tënd.Mos e humb shpresën në mëshirën e Allahut, sepse vetëm pabesimtarët e humbin shpresën në mëshirën e Tij.
Kthehu në rrugën e lumturisë dhe pendimit.Kopshtet e Xhennetit dhe shtëpitë nga ari të presin, ndërsa aty çfarë të dëshiron shpirti mund të kërkosh edhe më shumë se ajo.

Kthehu e nderuar sa nuk është vonë, kthehu o tëndafil i bukur, në rrugën e Islamit.

Largohu, largohu sa më largë nga shoqëria e rrejshme.Largohu sa nuk është vonë!! Allahu të pret edhe këtë natë që ti të pendohesh.

Eja, eja në oazën e paqes dhe qetësisë. Eja që së bashku të shkojmë atje ku lumturia dhe bukurija janë të përjetshme.
Mos u turpëro.Mos u frikëso. Zgjohu e nderuar..

Përderisa në mendje të sjellen ndjenja të përziera, përderisa gjenë në justifikime të ndryshme.. mendo e nderuar, a të vlerëson dhe nderon me të vërtetë ai i cili të dërgon në të keqe, a mërzitet kur shfrytëzohesh dhe nënçmohesh apo kënaqet në fatkeqësinë tënde?
A është zemra jote e qetë në tymin e duhanit, erën e alkoolit dhe drogës… përderisa shpirtat e prishur e shikojnë trupin tënd të zhveshur?! Përderisa të shikojnë dhe të pranojnë sikur ajo e cila me vetëdijë e ka nxjerur në treg më të vlefshme për kënaqësinë e përkohshme të ndokujt, për trurin e sëmurë të ndokujt dhe fantazitë e sëmura.
Ëndërron një ditë të martohesh dhe të kesh fëmijë, por fillo së pari të rregullosh gjërat primare në jetë. Fillo namazin rregullisht, kalo kohën me Kuran dhe dhikër, mbuloje bukurinë tënde me Hixhab, kështu që do të vjen koha kur fëmijët do të kenë shembull më të mirë nënën , ndërsa burri do të jetë krenar me ty.
Thotë që ende ka kohë, që je ende e re, dhe ende nuk është kohë… Frikësohesh që të tjerët do të thonë se ” ajo ishte në rrugë të gabuar”, Subhanallah brengosesh për shoqërinë e rrejshme, ndërsa nuk brengosesh për Atë i Cili të krijoi aq bukur dhe të begatoi me të mira.Nuk turpërohesh që haramin e vepron ndërsa mirësitë e Tij i shfrytëzon!!
E nderuar pyete veten a do të jesh e gjallë në minutin tjetër.A nuk frikësohesh nëse shpirtin tënd e ze vdekja në haram, e dehur me muzik dhe alkool? A i frikësohesh këtij momenti e dashur?

A je e sigurtë që ke kohë? A frikësohesh nga momenti kur i Plotëfuqishmi mund të të dënon dhe trupin tënd të bukur ta shëmton, ta paralizon dhe të të le ashtu të jetosh?

Cila është ndjenja yte në zemrën tënde tani e nderuar?? A ke guxim ta paramendosh veten tënde në atë gjendje?? Bëhu e sinqertë ndaj vetes e nderuar, analizoji dhe mundohu në gishta,të paktën të njërës dorë, ti numërosh ata të cilët do të qëndronin në sprovën tënde. Sa ka të sinqertë? Je e habitur, e hutuar dhe e frikësuar..
Po e nderuar ashtu është..

Pak janë sot ato shoqëri të vërteta, ndërsa ti atyre u kushton aq shumë vëmendje saqë harron Atë i cili të krijoi, i cili të begatoi me të gjitha të mirat e Dunjas, i Cili të krijoi në formën më të mirë. Ti ke haruar. Ti je larg nga Ai, ndërsa Ai të shikon, të dëgjon dhe din çfarë bën dhe çfar fsheh në zemër. Ai të do dhe pret t’i kthehesh Atij, që të të falë të gjitha mëkatet dhe të të ofron mundësi të re.
Ai të ruan dhe vërtetë Ai dëshiron të mendosh edhe njëherë dhe të pendohesh, ta lexosh këtë tekst dhe të mendosh para se të bëhet vonë.

Mos hezito! Kthehu! Ndryshoi planet! Mos u turpëro, lirisht thuaju se ti më nuk je pjesë e “ekipit të tyre”. Lirisht thuaju se ti i kthehesh Allahut s.w.t dhe rrugës së Tij të drejtë.

Ndërsa tani shko dhe pastroju, merr abdes dhe fali dy rekate dhe kërko nga Allahu s.w.t falje për të gjitha mëkatet dhe ndihmë për të qëndruar në rrugën e Tij. Mbuloje kokën dhe trupin tënd të bukur dhe mbroje nga të gjitha ata shikime epshore për të cilat me ndihmën e Allahut do t’i zëvendësosh me respekt dhe nderë.
Nuk do të pendohesh..

Zemra të rreh shpejtë, ndjenë se ajo zbrazëtira e cila të ka munduar tërë kohën, përgjithmonë u ndal! Ajo është ndjenja e dashurisë së Allahut e nderuar. Ajo është dëshmi e mëshirës së Allahut ndaj teje. Ai të don!..
Pra fillo që tani… Qofsh nën mbrojten e Allahut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit