12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Letër kandidatëve për kryetarë komune

Më të lexuarat

Spektakli i pahijshëm dhe i papërgjegjshëm që shumica nga ju jeni duke na prezantuar ditëve të fundit nuk është më i tolerueshëm nga shumica e shqiptarëve të Maqedonisë, kjo ka të bëjë me një pjesë të madhe të pjesëtarëve të të gjitha partive politike. Kujdeseni vetëm për interesat e vogla apo të mëdha personale apo partiake, duke injoruar interesat e këtij vendi, po na çoni në humnerë dhe jeni duke shkatërruar çdo gjë. 
Vetëdijesohuni dhe kuptoni një herë e përgjithmonë se shumica e këtij populli nuk kanë më respekt dhe nuk kanë besim në shumicën prej jush, nuk kanë dëshirë të përfaqësohen nga kjo klasë politike. Jeni larguar krejtësisht nga realiteti i gjërave dhe nevojave reale të qytetarëve. Kriza e rëndë që goditi ekonominë e botës, duke përfshirë edhe këtë vend skajshmërisht të varfër kërkon seriozitet, kompetencë, reputacion dhe dashuri për këtë vend në këtë kohë shumë shqetësuese. Por, për fat të keq, ne duhet ta pranojmë se vetëm një numër i vogël i ka këto karakteristika, ndërsa pjesa tjetër është e përbërë nga njerëz të paaftë dhe të papërgatitur që nuk kanë perceptimin e problemeve të vendit, rëndësinë e momentit, e lëre më një vizion botëror për të ardhmen e këtij vendi. 

Duhet të jepni një opinion pozitiv për të ardhmen e të rinjve, për të krijuar dhe për të mbrojtur vendet e punës dhe tu garantoni të gjithëve një jetë të mirë, sidomos për ata që janë në krizë të thellë. Ata të cilët qofshin të politikës apo shoqërisë civile që angazhohen në punë serioze në këtë drejtim, unë besoj se ky popull do tu jetë mirënjohës. Por ata politikanë, çfarëdo ngjyre politike qofshin, të cilët nuk janë kompetent për ta udhëhequr këtë popull, le ta dinë se Allahu do ti nënçmojë në këtë botë dhe në botën tjetër i pret dënim i dhimbshëm. 

Kurtali Kurtishi 

Student në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit