10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

LETËR E HAPUR REISIT

Më të lexuarat

Pas lajmit se së shpejti në krye të Myftinisë së Shkupit mund të emërohet Zekerija Idrizi, kanë filluar të shtohen edhe reagimet e shumta të hoxhallarëve, të cilët në mënyrë kategorike e kundërshtojnë një veprim të tillë.

Së fundmi ka reaguar edhe ish medresanti Havzi Zekiri i cili në një letër të hapur drejtuar numrit një të BFI-së, Sulejman Rexhepi, përshkruan qartë se pse Zekerija Idrizi nuk e meriton postin që i është premtuar.

Në vijim SHENJA jua sjellë letrën e plotë të cilën imami Havzi Zekiri ia ka dërguar Sulejman Rexhepit.

“Leter e hapur Reisit

I nderuar Sulejman Rexhepi krytar i BFIM

Po ju shkruaj si nje medresant-hoxhe, xhemat, dhe aktivist i jetes fetare ne Gjernani,ju kam shkruar edhe privatisht ndoshta se keni lexuar prandaj jam i detyruar te ju drejtohem me nje leter publike.

Diteve te fundit qarkullojne lajme se ne krye te myftinise se Shkupit do te emrohet nje imam prej diaspore (emri i te cilit eshte i njohur per opinionin) gje qe ka ngjalle jehone shume te madhe tek xhemati ne diaspore,uroj qe ky lajm mos te jete i vertete.

Emri qe perflitet se do vije ne krye te myftinise se shkupit eshte nje person qe ska kredibilitet moral bile per shkak te shkeljeve to normave morale xhemati ne Berlin e ka perjashtu nga xhamia dhe rastin ne fjale e kan te njohur gati i ter xhemat ne Gjermani,se ka edhe shume gjera te tjera qe per shkaqe te ruajtjes se privatesis dhe mbrojtjes se imazhit te hoxhallareve nuk dua ti pasqiroj ketu por nese do benit nje gabim te tille besoni qe do ket reagim nga i ter xhemati dhe do te publikohen gjitha te vertetat per personin ne fjale dhe situata do degjeneroje keq,edhe pse jemi mundu qe gjithe ata reagime ti amortizojme se lajmi nuk eshte i vertete nese do te ndodhte nje gje e atille do te ishte tragjike ne radhe te pare per BFIM muslimanet e maqedonis edhe per vet ju.

Edhe njeher ne emer te gjithe atyre hoxhallareve dhe xhematit qe jemi ne komunikim te vazhdueshem ju bejm lutje qe mos ta benit nje veprim te gabueshem me sinqeritetin me te madh per ta ruajtur dhe mbrojtur interesin e BFIM dhe muslimaneve ne maqedoni dhe per mos ta kompromitu BFIM.

A nese nuk do merren parasysh reagimet tona ju paralajmrojm se ne te ardhmen do dalin gjith ata deshmitar qe do flasin publikisht se kush eshte njeriu qe ju doni ta emroni myfti dhe cfar veprime ta pamoralshme ka prapa vetes.

Nga momenti qe ai do emrohej myfti prej tash ju bej me dije se diaspora do pershendetet me BFIM dhe nga ktu me mos pritni as fitra as kurbana dhe asnje lloje kontributi per Bashkesin Islame”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit