7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Letër e hapur! Ipeshkvisë së Kosovës për Don Shan Zefin

Më të lexuarat

Nëse kemi pas dhe nëse kemi vlera të identiteteve (unë mendoj dhe besoj thellë që kemi madje të shumta dhe të forta) ku një nga to ka qenë, është harmonia ndër fetare mes shqiptarëve. Me këtë jemi mburrë dhe mburremi por në asnjë mënyrë nuk duhet dhe nuk do lejojmë askënd, ama bash askënd, që ta njëllosë dhe të prishi këtë vlerë kombëtare e aq më pak një individ sharllatan në formimin e tij. Dhe armiqsorë në shfaqjen e tij në raport me muslimanët shqipëtar. Z.Zef nuk përaqëson asnjë vlerë fetare, politike dhe kombëtare me këtë opinion dhe këtë bindje të tij.
Zef feja jote të obligon që t’i repektosh, t’i duash, t’i përkrahësh dhe t’i ndihmosh gjithë njerëzit pa dallim, aq me tepër besimtarët të çfardo lloj besimi qofshin ata.
Nëse nuk zbaton këtë, atëherë çfar besimi ke?
Zef duhet ta dish se vëllezërit tanë katolik janë të pakët në numër por janë të vlerësuar nga shumica muslimane, por kjo nuk do duhej të keqpërdoret, andaj mos luaj bisht.
Tolerancën mos e keqpërdor sepse…
Tolerancë dmth. Të njohësh, njohje do të thotë ta pranpsh ashtu siç është, por jo me të hyp në qafë e me të sundu.
Me sa u tha më lart dhe duke besuar në mbarëvajtjen e këtyre vlerave duke besuar në pëgjegjësinë e ipeshkëvisë së Kosovës kërkoj që të jetë në nivelin e përgjegjësisë të këtij krimi, që të marin masa ndaj këtij anti-katoliku dhe ta shkarkoj nga çdo detyrë në këtë institucion.

Sylejman Çerkezi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit