16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Lëndohen në traktor 18 vajza që po festonin ndarjen nga beqaria

Më të lexuarat

Të shtunën, një festë tradicionale e ndarjes nga beqaria (Polterabend), në Wohlen, kantoni Aargau, ka përfunduar shumë keq. Një aksident ka ndodhur, ndërsa pjesëmarrëset e festës gjendeshin në rimorkion e tërhequr nga një traktor. Tetëmbëdhjetë persona janë plagosur, tre prej tyre rëndë.

Tri vajzat e lënduara rëndë kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë, në shpinë dhe kofshë, por jeta e tyre nuk është në rrezik, ka shpjeguar zëdhënësi i Policisë Kantonale Daniel Saridis, transmeton albinfo.ch mediat zvicerane; ndërsa pesëmbëdhjetë vajzat e tjera kanë lëndime të mesme dhe të lehta.

Dy helikopterë dhe tetë ambulanca kanë transportuar të lënduarat në spitale të ndryshme në rajon.

Traktori ishte duke udhëtuar në një rrugë të pjerrët, kur nuk ishte më e mundur të frenohej rimorkio e cila përmbante 17 pasagjere, tregon zëdhënësi. I shtyrë nga rimorkioja, shoferi më pas ka humbur kontrollin e makinës bujqësore. Të dy automjetet janë kthyer mbrapsht.

Përveç helikopterëve dhe ambulanca, edhe 75 zjarrfikës, punëtorë të shpëtimit dhe policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Traktori kishte një pllakat të gjelbër që do të thotë se vetëm udhëtime të lidhura me bujqësinë janë të lejuar me të, theksoi Daniel Saridis, përcjell albinfo.ch. Prokurori kantonal tashmë ka hapur një hetim në lidhje me këtë çështje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit