13.3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Lëndimet e boshtit kurrizor

Më të lexuarat

Palca kurrizore mund të dëmtohet në momentin e lëndimit të unazës, por edhe më vonë me rastin e lëvizjes, evakuimit dhe transportin e të lënduarit.

Mr.sc.dr. Isuf Bajrami,
spec. i mjekësisë emergjente

Shtylla kurrizore përbëhet prej unazave, kocka të brizuara që renditën si tërësi duke formuar kanalin e boshtit kurrizor. Brenda kanalit të shtyllës kurrizorë gjendet palca kurrizore, ganglionet e nervave dhe qelizat të cilat përçojnë impulset nervore nga truri në pjesë të ndryshme të trupit dhe anasjelltas. Nga palca kurrizore, veç e veç ndahen nervat të cilët dalin nga kanali i shtyllës kurrizore.

Te thyerjet e unazave, fragmentet kockore mund të lëndojnë palcën kurrizore që shpije deri te paraliza e plotë ose e pjesërishme e muskujve dhe humbja e ndjeshmërisë nën nivelin e lëndimit (paraplegia-paraliza e ekstremiteteve të poshtme, quadriplegia-paraliza e të katër ekstremiteteve).

Shkaktarët më të shpeshtë të lëndimit të boshtit kurrizor

Aksidentet e trafikut.Në aksidentet e trafikut pësojnë të gjitha pjesët e unazave, por më të shpeshta janë lëndimet e vertebrave të qafës të shkaktuara për shkak të lakimit të vrullshëm përpara në ndeshjen ballore, në drejtimin e pasmë kur goditja është në pjesën e pasme të veturës.
Kërcimi në ujë. Ky është një shkaktar i frakturave të unazave të qafës dhe pasoj e paralizës së tërë trupit.
Rënia nga lartësia.
Rrahjet. Plagët shpuese të trupit dhe therja me thikë në shpinë.

Për lëndim të unazave duhet dyshuar:
* kur i lënduari ankohet në dhimbje në shpinë dhe qafë
* kur lëndimi është i përcjellur me humbje të vetëdijes
* në çdo lëndim të rëndë të kokës
* te lëndimet e shumëllojshme


Kompresioni i zemrës në mes të sternumit dhe shtyllës kurrizore

Shenjat e lëndimit të palcës kurrizore

* dobësia ose paraliza e ekstremitetit (pyeteni të lënduarin a mund të lëvizë duart dhe këmbët ose gishtërinjtë e dorës dhe këmbës).

* Dobësimi ose humbja e ndjenjës (pyeteni të lënduarin se a e ndien prekjen tuaj në këmbët, trup dhe duar).

* Ndjenja e nxehjes në ekstremitetet. Ndonjëherë i lënduari ka ndjenjën se është ‘ndarë përgjysmë’.

Veprimet

Vetë dyshimi në lëndimin e boshtit kurrizor kërkon veprime sikur ky lëndim të ekziston.

* Derisa pritni ardhjen e ndihmës së shpejt lëreni të lënduarin në vend në pozitën të cilën e keni gjetur.

* Kur dyshoni në lëndime të unazave të qafës me kujdes fiksoni me duar kokën që ta evitoni lëvizjen.

* I thoni të mos lëvizë dhe mos e leni vetëm.

Situatat në të cilat duhet ta tërhiqni të lënduarin

* Nëse personi është pa vetëdije kontrolloni frymëmarrjen dhe cirkulacionin dhe sipas nevojës ndërmerrni masat reanimuese.

* Të pavetëdijshmit i cili ka frymëmarrje e ktheni në pozitë të krahut.

* Nëse i kërcënohet rreziku në vendin ku qëndron (p.sh. autoudha, zjarri) transferoje në vend të sigurt. Për ngritje dhe tërheqje të lënduarit nevojiten shumë njerëz të cilët duhet t’i koordinojnë lëvizjet e tyre. I lënduari lëvizë si tërësi e plotë, pa e lakua trupin. Kur dyshojmë në lëndimet e pjesës së unazave cervikale një person duhet ta mbaj kokën ta evitoj lakimin dhe rotacionin e kokës. Këtë do ta bëj ashtu që shuplakat e duarve t’i vendos nën shpatullat e viktimës derisa koka shtrihet në parakrah.

* Nëse ndihma e shpejtë mjekësore nuk ka qasje atëherë mbetët që vet ta bëni imobilizimin ta lidhni të aksidentuari-viktimën. Ju nevojitet një dërrasë e gjerë ose pllakë (mund të shërbej edhe dera) ose automjeti adekuat. Kur dyshojmë në lëndime të unazave të qafës, koka duhet të fiksohet me jastëk dhe rripa në të dy anët që të mënjanohen tërheqjet gjatë transportit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit