11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Lejet e ndërtimit në Durrës/ Në 2018 u rritën me 70% sipërfaqet e dhëna për banesa

Më të lexuarat

Qyteti i Durrësit u godit rëndë nga tërmeti mëngjesin e 26 nëntorit, ku për fat të keq u shënuan edhe jetë të humbura, përveç dëmeve ende të pa përllogaritura në banesa dhe biznese.

Ndonëse nuk ka një vlerësim përfundimtar, ndërtimet jo cilësore dhe të pastudiuara në një territor me aktivitetet të lartë sizmik mendohet të jetë shkaktari kryesor në këtë tragjedi, të paralajmëruar edhe me herët nga nëna natyrë në 21 shtator.

Një nga qytetet më të bukura, me një pozicion strategjik, Durrësi është prekur disa herë nga tërmetet e fuqishme gjatë historisë dhe një histori që harrohet ka tendencën të përsëritet. Sot, Durrësi, i dyti pas Tiranës për përqendrimin e popullsisë, është qyteti më i betonizuar i vendit, ne një terren ku toka nuk i përgjigjet makutërisë së ndërtimeve.

Vetëm në 2018-n numri i lejeve të reja të ndërtimit për banesa ishte 770, apo 47% më shumë se një vit më parë, ndërsa për sa i përket sipërfaqes së ndërtimeve për banesa, ajo u rrit me 70% në raport me një vit më parë.

132 leje ndërtimi janë dhënë për ndërtesa me tre ose më shumë kate, të cilat kanë një sipërfaqe prej 725 mijë metra katror, mesatarisht 5500 metra katrorë për secilën godinë të marrë leje për ndërtim. Ndërtesa 10 leje janë dhënë për rezidenca për komunitetin. 290 leje janë dhënë për banesa me një kat dhe 338 janë leje për ndërtesa me dy kate.

Qarku i Durrësit është qarku i tretë më i madh në vend, ku jeton 10,1 % e popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë për vitin 2018. Kjo popullsi shtrihet në 3 nga 61 bashkitë e vendit. Durrësi, sikurse dhe Tirana, është qarku i vetëm që ka përjetuar një rritje të popullsisë nga migrimi i brendshëm neto, me gjithsej 816 persona.

Numri i nxënësve që ndiqnin arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm përfaqëson 10,7 % të numrit të përgjithshëm të nxënësve në Shqipëri.

Durrësi arriti 9,9 % të PBB-së në Shqipëri për vitin 2017, duke kontribuar 0,40 % në terma realë për atë vit, kurse PBB për frymë prej 536 mijë Lekë [për Qarkun Durrës] ishte më e ulët se mesatarja në nivel vendi. Numri i ndërmarrjeve në këtë qark ishte 12.921. /Monitor.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit