16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Le Pen: Fundamentalistët islamistë duhen shkatërruar

Më të lexuarat

Liderja e Fronti Kombëtar ka thënë se Franca duhet të jetë radikale në veprime për të parandaluar ngjarje si ato të së premtes mbrëma.
Marine Le Pen, djathtistja radikale, lidere e Frontit Kombëtar, ka folur në Televizionin Francez lidhur me zhvillimet e të premtes mbrëma në Paris.

Ajo ka thënë se Franca duhet të jetë e kujdesshme në politikat e saj dhe se radikalët islamistë duhen shkatërruar, njofton Klan Kosova.

“Për të gjashtën herë në vitin 2015, Islamistët radikal kanë sulmuar vendin tonë. Franca kujton të vdekurit, dhe unë bashkë me të. Nderimin më të lartë për punën e madhe të forcave tona të armatosura”.

“Franca duhet t’i qartësoj miqtë dhe armiqtë. Armiqtë janë ata që mbajnë lidhje me Islamistët. Një herë e përgjithmonë, Franca duhet të rifitoj kontrollin në kufij”.

“Fundamendalistët islamik duhen shkatërruar, xhamitë që predikojnë këto bindje duhen mbyllur dhe klerikët duhen dëbuar. Terroristëve francezë duhet t’u hiqet shtetësia dhe të depërtohen nga vendi”.

Këto janë disa nga fjalët e Le Pen-it, thirrje të hapura për luftë ndaj myslimanëve ende pa u vërtetuar se kush qëndron mbrapa tyre. Sipas Tarik Ramadanit, profesor i njohur për çështje të Islamit thotë se ka plotë njerëz që e pëdorin fenë për qëllime personale dhe asgjë religjioni i tyre ska të bëjë me ta.

Yasir Qadhi po ashtu shprehet se sulmet e tilla nuk arsyetohen asesi me Islam dhe janë të dënueshme. Ai thotë se nuk jemi në gjendje lufte edhe pse kjo do të shkaktojë prishje të raporteve të diviresitet dhe shtimit të urrejtjes në perëndim./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit