13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

LDK: Qeveria Thaçi ka devijuar nga agjenda zhvillimore

Më të lexuarat

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate të lëshuar për media, vlerëson se Qeveria Thaçi ka devijuar krejtësisht nga agjenda zhvillimore e vendit.

Plani i shpenzimeve për vitet 2013-2015 e forcon këtë vlerësim dhe nxjerr në shesh mashtrimet elektorale të z.Thaçi për milionat e premtuara për komuna të caktuara, thuhet në vlerësimet e LDK-së.

“Edhe në tri vitet e ardhshme, fokusi i investimeve mbetet në infrastrukturë rrugore, e cila me 10 milionë euro për km është shumë e shtrenjtë për xhepin e varfër të kosovarëve”, vlerëson LDK.

Ndërtimi i rrugëve, sipas LDK-së, nuk po përcillet me efekte pozitive në punësim dhe në zvogëlimin e kostos së bizneseve.

“Ministria e Infrastrukturës po shpenzon shumë në autostradën Morinë-Merdarë dhe rrugët M2 dhe M9. Kjo po kufizon investimet në projektet e tjera nëpër komuna. Milionat e premtuara nga Thaçi gjatë fushatës zgjedhore nëpër komuna ishin vetëm mashtrim elektoral, pasi po shkojnë jashtë Kosovës përmes kompanisë Bechtel-Encha”, thuhet në këtë vlerësim të grupit të ekspertëve të partisë më të madhe opozitare.

LDK thekson po ashtu se qeveria nuk parasheh fare investime në funksionalizimin e hekurudhave dhe lidhjen me shtetet fqinje, të cilat do të zvogëlonin shpenzimet e transportit që janë të larta përmes transportit rrugor.

“Porti i Shëngjinit që iu dhurua Kosovës u harrua krejtësisht, pa asnjë investim”, vlerëson LDK e cila kritikon edhe politikat zhvillimore që ndjekin ministritë veç e veç.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit