7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Latif Mustafa: Fryma e Logosit nuk mund të ndalet!

Më të lexuarat

Publicistëve, shkrimtarëve dhe opinionistëve të shumtë që kanë dalë më mbrojtje të Shtëpisë Botuese “Logos A” ndaj presioneve të institucioneve, iu është bashkangjitur edhe opinionisti Latif Mustafa. Për dallim prej tjerëve, Mustafa vlerëson se presioni nuk është rezultat i konkludimeve se kjo shtëpi botuese mund të ketë lidhje me ndonjë parti politike, por ai thekson se ky presion ka për qëllim që të luftojë frymën që për 26 vite me radhë nxori kjo shtëpi botuese.

Ja edhe postimi i tij i plotë:

“Këto ditë, ashtu siç njofton media, SHB Logos – A po përballet me sulmet dhe presionet më të rënda, të para ndonjëherë në historinë e veprimtarisë së saj 26 vjeçare, nga aparati shtetëror. I tërë ky presion, nuk është rezultat i ndonjë konkludimi se SHB Logos – A mund të ketë lidhje mekanike me ndonjë nga subjektet politike shqiptare në Maqedoni. Mesazhi i këtij presioni është “lufta” ndaj FRYMËS që nxjorri kjo shtëpi botuese, që në rend të parë iu përvesh punës për reformimin e metafizikës dhe ontologjisë shqiptare dhe ndër vite të tëra përmes miliona shkronjave u përpoq të jap mesazhin se dashuria për lirinë shqyen vargonjtë e robërisë njerëzore dhe kultit politik. FRYMA, nuk mund të shtypet, të burgoset apo asgjësohet. Partitë politike vijnë e shkojnë, por Logosi do të ndërhyjë në histori, si dora e Zotit, në kuptimin Hegelian, sa herë që tiranët harlisen të luajnë rolin e Zotit.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit