9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Larja e të vdekurit (Kujdes: Nuk është për çdo kënd ky shkrim)

Më të lexuarat

Më kujtohet hera e parë në 6 vite si imam në Xhaminë Ebu Bekër në Nju Orlans, ku duhej të kryeja ritualin e larjes së një të vdekuri. Nuk kishte hera e parë që merrja pjesë në një larje të të vdekurit, por ishte hera e parë që po i prija. I vdekuri ishte një emigrantë nga Nigeria i cili ishte gjetur në apartamentin e tij 8 ditë pasi kishte vdekur për shkaqe të panjohura. Ishte i vetëm në këtë vend pa asnjë të afërm apo shokë të ngushtë. Derisa po shkoja në dhomë për ta larë atë, aroma e trupit të tij të dekompozuar më bëri që të vjellë. Më morri gjysmë ore të forcohem që të futem brenda në dhomë dhe për të filluar përsëri. Derisa ne lamë trupin e tij, unë nuk mund ta ndihmojë atë por mund të reflektoja në natyrën e përkohshme të jetës. Ky trup dikur mbante një shpirt me plotë ëndrra dhe emocione. Një shpirt që dëshironte atë që ne sot e dëshirojmë. Por tani shpirti është diku tjetër dhe anija e botës ishte lënë mbrapa në një gjendje që i përshtatet realitetit të materiales. Për 6 vjet, unë rregullisht isha pjesë e ceremonisë së larjes. E ndjeva ndryshimin në zemrën time dhe perspektiva ime ndryshonte çdo herë që bënim ndonjë ceremoni të tillë. Ndonjëherë kisha para vetes një foshnje që ishte ëndrra e prindërve, ndonjëherë ishte një mik i ngushtë ku të qeshurat dhe shoqërimin me të i shijoja, ndonjëherë ndonjë individë i panjohur të cilin trupi i vdekur do e linte natyrën e jetës të cilën ata lanë prapa në imagjinatën time. Ndonjëherë ndonjë trup i sakatuar nga një aksident me makinë, ndonjëherë një trup i tharë nga kanceri apo sëmundje të ngjashme, ndonjëherë një trup i paprekur që dukej sikur ishte thjeshtë në gjumë. Por tek unë realiteti i vdekjes u forcua çdo herë e më shumë.

Tani më unë nuk lajë trupa të vdekur sikur e bëja dikur, por unë nuk kam nevojë të shoh gjendjen time në këtë botë për ti kujtuar se ky realitet është i paevitueshëm. Mos u hutoni nga joshja e kësaj bote ose ju do të bëheni pjesë e saj. Përqendrohuni në të përmirësimin e së ardhmes, të cilës nuk mund ti shpëtoni, se sa të tashmes që nuk mund ta diktoni. Përqendrohuni në intervistën me Atë që nuk ka nevojë rezymenë tuaj, më shumë se sa për gjykimet e atyre që janë po aq të ngjashëm sa ju.

Ne jemi shpirtra me trup, e jo trupa me shpirt!

Omar Suleiman

Përkthehu: KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit