12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Larja e duarve, parandalon bakteret

Më të lexuarat

Një nga mënyrat më të mira dhe më të lehta për të parandaluar infeksionet dhe përhapjen e baktereve është larja e duarve.how-to-wash-hands

Për të parandaluar sëmundjet e ndryshme pastroni duart sa më shpesh, ndërsa ekspertët theksojnë situatat kur pastrimi i duarve është i obligueshëm:

• Sa herë që hyni në shtëpi;

• Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit;

• Para ngrënies;

• Para se të kujdeseni për të sëmurët;

• Para se të merrni ilaçet;

• Para kurimit të plagëve të hapura;

• Pas përdorimi të banjës;

• Pas ndërrimit të pelenave ose pastrimit të fëmijës, i cili ka përdorur banjën;

• Pas pastrimit të hundës, kollitjes ose teshtitjes;

• Pas prekjes së kafshëve;

• Pas prekjes së ushqimit për kafshë;

• Pas përdorimit të mbeturinave. bërllokut, kimikateve dhe objekteve të papastra.
how-to-wash-your-hands
Nëse nuk i keni në dispozicion ujin dhe sapunin, përdorni pecetat dezinfektuese ose të lagëta./AB

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit