Largimi i dhunshëm i mbulesës shkakton tensione

0
45

SHBA. Një gruaje myslimane e cila ishte e mbuluar, i hiqet mbulesa nga policia pasi u arrestua, një gjest i tillë ka shkaktuar polemika dhe ka nxitur debat në lidhje me sigurinë dhe tolerancën fetare në SHBA.
Hixhabi apo shalli i kokës është veshje e grave muslimane si një shenjë e modestisë dhe më shumë se kjo si një urdhërim fetar.
Gruaja, e cila u arrestua dhe u dërgua në burg e Qarkut në St. Louis, me arsyen për mos regjistrim të makinës së saj, kishte një shall në kokën e saj të cilën një oficere femër ja largoi dhunshëm në prani të burrave dhe njerëzve të tjerë.
Faizan Syed nga Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islamike pret për një për një ndjesë dhe kërkim falje nga autoritetet e burgut dhe është duke kërkuar që ata të punojnë me organizata për të ndryshuar politikat e tyre në të mirë të akomodimit të shprehjes së bindjeve fetare.