11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Lansohet Opera 12

Më të lexuarat

Softueri Opera ka lëshuar një përditësim të madh për shfletuesin e vet me përmirësime estetike, karakteristika të reja, siguri dhe performansë.

Për dallim nga versionit paraprake, Opera 12 nuk duket sikur ka ndryshime të mëdha nga ndërfaqet e kaluara, por ajo ofron më shumë tema (themes), rreth 300 të tilla.

Ndryshimet tjera përfshijnë përshpejtimin e saj, në përdorimin e GPU-së që të përshpejtojë përmbajtjen e Uebit si dhe ndërfaqen e shfletuesit. Opera 12 gjithashtu pretendon se ka një ngarkim faqeje dhe HTML 5 më të shpejt.

Tiparet e reja të sigurisë përfshijnë përkrahjen për Do Not Track (Mos gjurmo), e cila ju lejon të bllokoni të dhënat e profileve të një pale të tretë si për shëmbull shtesat me qëllime reklamimi.

Përditësimi gjithashtu ka shtuar dhe aftësi të reja HTML 5 e që i japin mundësi faqes t’i qaset kamerës dhe mikrofonit tuaj (sigurisht me lejen tuaj).

Shkarkoni Opera 12 për: WindowsLinuxOS X.  /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit