10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

LA Galaxy ndërpren kontratën e futbollistit serb për shkak të postimit racist të bashkëshortes së tij

Më të lexuarat

Klubi i Ligës së Parë Amerikane të Futbollit (MLS), Los Angeles Galaxy, ka ndërprerë kontratën e futbollistit serb Aleksandar Katai, pasi bashkëshortja e tij bëri postime raciste dhe pro dhunës në llogarinë saj në rrjetet sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga LA Galaxy bëhet e ditur se kontrata e futbollistit 29-vjeçar është ndërprerë në mënyrë reciproke.

Bashkëshortja e tij, Tea Katai, në rrjetet sociale duke shpërndarë një pamje ku automjeti i policisë përplaset me turmën, kishte shkruar “Vritni të gjithë”.

Tea Katai gjithashtu kishte përqeshur etiketën “BlackLivesMatter” (Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi), duke shkruar “BlackNikesMatter” me pamjet shitoreve të plaçkitura të veshmbathjeve sportive Nike.

Protestet në SHBA shpërthyen pas vrasjes së George Floyd, i cili, ndërroi jetë javën e kaluar në shtetin e Minesotas kur një oficer policie vuri gjurin në qafën e tij për gati nëntë minuta.

Fjalët e tij të fundit ishin “Nuk mund të marr frymë”, të cilat u bënë moto e protestave mbarëkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit