6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ky ishte Haxhi Vehbi Dibra, një personalitet i jashtëzakonshëm

Më të lexuarat

Haxhi Vehbi Dibra, firmëtar i pavarësisë, Kryetari i parë i Kuvendit (1912-1913), Kryemyftiu i parë i shqiptarëve (1913-1923) dhe kryetari i parë i KMSH-së (1923-1929).

Viti 2017 është 150 – vjetori i lindjes dhe 80 – vjetori i ndarjes së tij nga jeta.

Kontributi Haxhi Vehbi Dibrës për fenë dhe atdhenë.

• Në vitin 1908, mori pjesë në Kongresin e Manastirit

• Në vitin 1909, mori pjesë në Kongresin e Dibrës, ku u zgjodh kryetar i Kongresit

• Në vitin 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, në Ditën e Flamurit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 Nëntor, ishte përfaqësues i Dibrës.

• Haxhi Vehbi Dibra është njëkohësisht edhe fetvadhënësi (ligjshmëri islame) për përdorimin e flamurit shqiptar dhe ai i cili futi gjuhën shqipe në ligjëratat e xhamive, si dhe shqiponjën në çdo vulë myftinie.

• Në Qeverinë e Parë të Shqipërisë, Haxhi Vehbi Dibra zgjidhet Kryetar i Pleqësisë, zgjidhet edhe nënkryetar i Qeverisë
• Kur Ismail Qemali mungonte për ndonjë arsye, ishte Haxhi Vehbi Dibra ai që e zëvendësonte.

• Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë e ngarkon Haxhi Vehbi Dibrën me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipërisë.

• Në vitin 1916, u ngarkua me detyrën e Kryetarit të Gjyqit të Naltë të Sheriatit.

• Në vitin 1923, Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh Kryetar i Kongresit të Parë të Myslimanëve Shqiptarë, detyrë të cilën e vazhdoi deri në vitin 1929.

• Më 1935 H. Vehbi Dibra shkon për herë të dytë në Qabe, ku u afirmua si një dijetar islam i kohës. Komuniteti që fitoi njohjen juridike, filloi të botojë revistën e përmuajshme “Zani i Naltë”. Në këtë mënyrë autoriteti i Komunitetit Mysliman Shqiptar u rrit shumë dhe vendosi lidhje me shumë vende islame.

• Në vitin 1924, ishte Haxhi Vehbi, ai që e përuroi Medresenë e Naltë në Tiranë.

Në planin politik te Haxhi Vehbiu gjejmë një propagandist të shkëlqyer, që punonte gjithmonë për mbarëvajtjen e kombit e të atdheut. Në unitetin dhe bashkimin e gjithë shqiptarëve shihte të vetmen rrugë për të siguruar të ardhmen tonë. Ai do të thoshte në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 se “Kristiani e myslimani janë vëllezër shqiptarë të pandarë”. “Armikut të atdheut i pritet hovi e guximi në qoftë se na shef të bashkuar e të lidhur për një qëllim të naltë”. “Naltësimi e përparimi i një vendi varet në sigurimin e qetësisë së brendshme. Atje ku mungon qetësia, nuk mund të përparojë industria, tregtia e burimet e tjera ekonomike që e lumturojnë një popull”.

https://www.facebook.com/komunitetimysliman/videos/1581439698583246/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit