6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Ky është shteti më dembel në botë dhe ku njerëzit nuk kryejnë asnjë aktivitet fizik! Ja renditja e plotë e shteteve europiane

Më të lexuarat

Jeni kureshtatarë të mësoni se cili është shteti më dembel në Europë? Sipas një studimi më të ri të kryer, Bullgaria është shteti, i cili figuron të jetë më dembeli në të gjithë kontinentin europian. Sipas një sondazhi të kryer, rreth 78% e adoleshentëve që jetojnë në në Ballkan pretendojnë se nuk ushtrojnë aspak aktivitete fizike. Ndërkohë që Bullgaria rezultoi të ishte shteti më dembel, krejt e kundërta ndodhte në Suedi, që është edhe shteti ku njerëzit kryejnë më shumë aktivitet fizik se kudo tjetër. Sipas studimit, 9 nga 10 të rritur shkojnë çdo ditë në palestër dhe ushtrojnë aktivitete të vazhdueshme fizike. Ndërkohë në renditje, u vu re një rënie e Anglisë nga lista, duke u konsideruar në këtë mënyrë një shtet pasiv. Sondazhi, i cili është kryer nga Ladbrokes, ka intervistuar 1000 të rritur nga 28 shtetet anëtare të BE-së. Mësoni më poshtë renditjen e shteteve sipas shkallës më të lartë të dembelizmit dhe deri tek shteti më pak dembel.

Bullgaria: 78%
Malta: 75%
Portugalia: 64%
Rumania: 60%
Italia: 60%
Greqia: 59%
Qipro: 54%
Polonia: 52%
Lituania: 46%
Spanja: 44%
Hungaria: 44%
Franca: 42%
Sllovakia: 41%
Letonia: 39%
Estonia: 36%
Anglia: 35%
Çekia: 35%
Irlanda: 34%
Belgjika: 31%
Kroacia: 29%
Holanda: 29%
Gjermania: 29%
Luksemburgu: 29%
Austria: 27%
Sllovenia: 22%
Finlanda: 15%
Danimarka: 14%
Suedia: 9%

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit