13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ky është musliman! Refuzon pagë gjashtëshifrore për t’u bërë drejtor shkolle në lagjen më të varfër angleze

Më të lexuarat

Një avokat që ka refuzuar pagë gjashtëshifrore ka shndërruar një shkollë në njërën prej më të suksesshmeve në Britani të Madhe.

Mouhssin Ismail ka lënë punën në firmën e avokatisë “Norton Rose Fullbright” që të bëhet drejtor i shkollës Newham Collegiate Sixth Form në jug të Londrës.

Në njëvjetorin e punës 190 prej 200 studentëve të tij kanë siguruar një vend në universitetet më të njohura në botë – nëntë prej të cilëve kanë marrë oferta nga Oxfordi ose Cambridge dhe një tjetër nga MIT-i në Amerikë, raporton Evening Standard.

“Jam fort krenar me atë që kemi arritur”, ka thënë Ismail, 38-vjeçar.

Ai ka thënë se ideja që studentët të pranoheshin në universitetet më të njohura ishte e padiskutueshme dy vjet më parë.

Drejtori, i cili diplomoi në London School of Economics, ka thënë se vendosi të bëhej drejtor shkolle kur po përgatiste një marrëveshje financiare në vlerë prej 50 milionë dollarëve. Ai me besim është musliman dhe kjo tregon edhe niher se çfarë kontributi madhor japin muslimanët për botën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit