Ky është momenti kur shkatërrohet raketa që ishte lansuar në drejtim të Mekës (Video)

0
7437

Arabia Saudite ka shkatërruar në ajër një raketë balistike që ishte lansuar nga rebelët Houthi në Jemen, që po lëvizte në drejtim të qytetit të shenjtë Meka, raportojnë mediat saudite, shkruan RT.

Sipas koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, rebelët Houthi kishin lansuar një raketë të tipit Scud nga provinca Saada në drejtim të Mekës, transmeton Telegrafi.

Por sistemi mbrojtës kundërajror i sauditëve ka arritur të lokalizojë dhe shkatërrojë raketën 65 kilometra larg cakut, dhe sipas tyre shpërthimi i saj nuk ka shkaktuar dëme.

https://www.youtube.com/watch?v=arvgsmXZ4kc