6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ky është minerali i (pa)dobishëm që dëmton rëndë zemrën dhe veshkat, bëni kujdes kur ta merrni

Më të lexuarat

Është koha të mendoheni mirë se çfarë pini. Gjatë një vëzhgimi të kryer tek 46 pije të konservuara dhe pluhur, që konsumohen gjerësisht nga njerëzit, u zbulua se 78% e tyre përmbajnë më shumë përmbajtje të fosforit seç është menduar më parë. Pse është shqetësues ky fakt?

Edhe pse fosfori është i nevojshëm për trupin, konsumimi i tepërt i tij mund të shkaktojë probleme me kockat, zemrën dhe veshkat. Hulumtuesit shkencorë arritën në këtë përfundim pasi matën përmbajtjen e fosforit tek pijet në laborator, më pas i krahasuan shifrat e tyre me përmbajtjen e fosforit tek databaza e ushqimeve të përdorura nga profesionistët e shëndetit. Në disa raste, përmbajtja e fosforit në marka të njëjta varionte rreth 260 mg për filxhan.

Shumica e ushqimeve të paketuara, jo vetëm pijet, përmbajnë aditivë të fosforit. Një studim i vitit 2013 zbuloi se 44% e artikujve më të shitur nëpër dyqane përmbanin sasi të larta të aditivëve të fosforit (disa nga kategoritë e ushqimeve që kryesuan listën ishin: mishi i ngrirë, buka, ushqime të thata dhe lloje të ndryshme supash)./living

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit