14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ky është Kingu!

Më të lexuarat

Djaloshi mysliman, 14 vjeçar, që u arrestua për shkak të një ore digjitale, të cilën e kishte shpikur vetë dhe e kishte dërguar në shkollë, duke dyshuar se ora ishte mjet shpërthyes, tani është kthyer në qendër të vëmendjes së opinionit botëror.

Arrestimi i Ahmed Mohamed, bëri xhiron e botës dhe menjëherë ai pranoi ftesa nga Facebook dhe Google ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama e ftoi që orën t’ia sillte në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, Mohamed sot kishte buzën në gaz, kur para shtëpisë së tij tregoi se tri ditët e mbetura nga suspendimi që ka marrë nga shkolla MacArthur High School, do t’i shfrytëzojë për të gjetur një shkollë tjetër.

“Unë e ndërtova orën për ta befasuar mësuesen time, por kur ajo e pa orën mendoi se është kërcënim për të. Ka qenë e trishtë ajo që mësuesja mori përshtypjen e keqe nga ora dhe unë u arrestova”, tha i riu, Mohamed

Ai më tej tha se do ta mbaj kokën lartë dhe falënderoi presidentin Barack Obama, udhëheqësin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg dhe njerëzit e panumërt, që e përkrahën në rrjete sociale.

Për kuriozitet, hashtag-u #IStandWithAhmed, u përdorë në Twitter, 900,000 herë të mërkurën mbrëma, shkruan The Huffington Post.

Arrestimi i tij tregon edhe njëherë nivelin e Islamofobisë në botë dhe ky është rasti më eklatantë se si edhe fëmijën e akuzojnë për terrorizëm. Ne mburremi me Ahmedin, i cili është një gjeni i ri e mbetemi me shpresë që arrestimi mos ta ndalojë nga të punuarit e gjërave kreative.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit