9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ky është Khabib Nurmagomedov, myslimani i cili do ta sfidojë Conor McGregorin

Më të lexuarat

Conor McGrego do të luftojë me datën 6 tetor në Las Vegas përballë Khabib Nurmagomedov, në atë që cilësohet si lufta më e madhe në histori të UFC-së, shkruan Albanienshow.Irlandez, 30 vjeç, i cili u rrah nga Floyd Mayweather në një ndeshje boksi në gusht 2017, nuk ka luftuar në UFC që nga nëntori 2016.Ndërkohë Khabib Nurmagomedov, deri me tani ka 26 duele dhe të gjitha i ka të fituara.

Khabib, është një sportist mysliman nga Rusia, saktësisht nga Republika e Degestanit, një Republikë kjo me shumicë myslimane e cila tash e disa kohë kërkon shkëputjen nga Rusia.

Një video e cila është publikuar në YouTube, shihet se si Khabib kur ishte i vogël ishte përballuar edhe me një ari.
Nurgomedov që shumë kohë i kishte kërkuar luftë irlandezit, por ky i fundit nuk kishte pranuar as edhe një herë që të takohet me të.

Sportisti nga Dagestani, për dallim nga Conor, është një djalosh shumë besimtar, madje mediat ruse tregojnë që ai fal edhe pesë vaktet e namazit.

Kujtojmë që Nurmagodov, disa muaj me parë ishte mysafir edhe tek shtëpia e Cristiano Ronaldos, ai është një fans dhe një mik i mirë i Portugezit. Nofka e tij është “The Eagle” (Shqiponja)

https://www.youtube.com/watch?v=rnG99oCxcW8

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit